Është konfirmuar vatra e dytë e murtajës në qarkun e Korçës. Sipas informacioneve, vatra është konfirmuar në fshatin Shkozë të bashkisë Maliq.
Mësohet se do të asgjësohen rreth 192 krerë, ndërsa rreziku në zonë mbetet i lartë, pasi ka shumë krerë të tjerë në afërsi të fermës.
Ndërsa janë rrethuar 5000 krerë të rrezikuar. Sipas informacioneve, autoritetet po punojnë me të gjitha procedurat për asgjësimin dhe vëzhgimin e perimetrit brenda distancës 3 km./e.t