A po rritet realisht ekonomia shqiptare? Shifrat tregojnë disa “po” dhe disa “jo”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ekonomia shqiptare u rrit me 3.4% në fillim të vitit, por jo mjaftueshëm. Rritja mbështetet tek administrata, ndërtimi e turizmi, ndërsa bujqësia dhe industria bien. Shqipëria ecën, por jo aty ku ka më shumë nevojë.

Ekonomia shqiptare u rrit me rreth 3.4 për qind në tre muajt e parë të vitit. Zgjerim i Prodhimit të Brendshëm Bruto në janar-mars rezulton të jetë ngadalësuar në raport me të njëjtën periudhë kohore të një viti më parë. Po ashtu edhe me tremujorin e fundit të vitit të shkuar.

“Është një rritje brenda objektivave të Qeverisë së Shqipërisë e cila ka ardhur edhe si pasojë e mos-përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme. Sepse që në fillim të vitit klima e tensioneve ishte goxha e ashpër”, deklaroi ish-ministri i Financave, Arben Malaj.

Në dekadën e katërt të tranzicionit, ekonomia shqiptare po rezulton e paaftë për të përmirësuar e aq më pak për të ndryshuar veten. Rrjedhimisht rritja ekonomike po mbetët ndjeshëm poshtë nivelit 5 për qind, që vendet në zhvillim si Shqipëria duhet të kenë.

“Ekonomia shqiptare ka dëshmuar që luhatet në një rritje ekonomike në nivelet 3-4 për qind, që në një farë mënyre mund të futet në atë që quhet “rritje ekonomike tendencioze, Pak a shumë aq e ka fuqinë për t’u rritur ekonomikisht”, tha Adrian Civici, pedagog, ekspert për ekonominë.

Zgjerim i Prodhimit të Brendshëm Bruto në këto nivele do të ishte gjithsesi një lajm i mirë, nëse në të do të kontribuonin të 11-të degët ekonomisë. Por kjo nuk po ndodh! Kontributin kryesor në këtë ecuri e dha rritja e pagave në administratën publike, ndjekur nga ndërtimi dhe turizmi. E kundërta ndodhi me sektorët e punësimit masiv si bujqësia dhe industria që u tkurrën respektivisht me 0.46 dhe 0.66 për qind.

Lexo edhe :  4.4 mld euro jashtë bankave! Shoqata e Bankave: Duhet kufi për pagesat cash

“Fakti që mbështetemi në faktorë sezonalë nuk na bën mirë. Rënia e treguesve të industrisë dhe bujqësisë duhet analizuar. Të dhënat janë shqetësuese”, shtoi Malaj.

Shqipëria duhet të tejkalojë veten, të paktën në një drejtim… atë të modelit ekonomik. Nëse kjo nuk ndodh, atëherë Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikon se së paku deri në 2029-n, rritja nuk do e kalojë nivelin 3.5 për qind.

“Shqipëria, bashkë me vendet e tera në zhvillim duhet që të ketë rritje ekonomike në të paktën 5.8 për qind për të dhënë impuls te pagat dhe standardi i jetesës”, vijoi Civici.

Sipas metodologjisë tjetër të Institutit të Statistikave, asaj të shpenzimeve, në rritjen ekonomike në tremujorin e dytë të vitit kontributin kryesor e dha administrata publike me rritjen e pagave. Në nivele më të ulwta paraqitet edhe konsumi i popullatës, ndikuar nga të huajt e ardhur si turistë. Me mbi 9 për qind kontribuuan eksportet e mallrave dhe me 1.69 për qind importet. m.p.

Të fundit

A ke përdorur drogë? Ja si u përgjigj Rama për gazetën gjermane

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për “Die Ziet” ku ka folur për fëmijërinë dhe arritjet e tij...

7 persona vdiqën nga kequshqyerja në Gaza brenda 24 orëve

Shtatë persona të tjerë kanë vdekur nga kequshqyerja në Rripin e Gazës në 24 orët e fundit, tha Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga...

Real Madrid gjen mbrojtësin perfekt, luan në La Liga!

Pavarësisht 4 transferimeve të bujshme që ka bërë tani, përfshi edhe qendërmbrojtësin Dean Hujisen, Real Madrid nuk e ka mbyllur ende merkaton dhe planifikon...

Rama: Kemi bërë reforma që nuk kanë ndodhur që prej 1912

Në një intervistë për revistën gjermane ZEITmagazin, Kryeministri Edi Rama është ndalur te lufta kundër korrupsionit. I pyetur nëse korrupsioni është i përhapur në radhët...

Xhepat bosh, bankat plot, paradoksi shqiptar i kursimeve

Të varfër, por me kursime në banka. Në një kohë që gati 42 për qind e popullsisë kanë në xhepa më pak se 550...

Lajme të tjera

Web TV