Luftë inteligjencash, CIA rrëzon gjetjet e Pentagonit për sulmet në Iran

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kreu i CIA-s deklaroi se sulmet ajrore amerikane ndaj objekteve bërthamore të Iranit i kanë shkaktuar dëme të mëdha, duke i kthyer ato vite pas. John Ratcliffe, drejtori i inteligjencës amerikane, theksoi se disa nga qendrat kryesore si Natanz, Fordo dhe Isfahan janë shkatërruar dhe do të duhen vite për t’i rindërtuar. Ai bazoi deklaratat e tij në burime të konsideruara të besueshme nga CIA.

Ky vlerësim bie ndesh me një raport paraprak të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes së Pentagonit, i cili sugjeronte se vetëm disa komponentë të programit bërthamor iranian ishin dëmtuar dhe se ndikimi i përgjithshëm ishte i kufizuar në disa muaj. Presidenti Donald Trump reagoi ashpër ndaj këtij raporti, duke e quajtur atë të pasaktë dhe të manipuluar nga media e “lajmeve të rreme”. Ai konfirmoi se sulmet kishin “shkatërruar” plotësisht kapacitetet bërthamore të Iranit.

Ndërkohë, Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare, Tulsi Gabbard, përkrahu vlerësimin e CIA-s dhe tha se objektet kryesore duhet të rindërtohen nga e para, çka do të marrë vite. Operacioni përfshiu 125 avionë luftarakë dhe imazhet satelitore tregojnë dëmtime të dukshme në hyrjet e objekteve në Fordo dhe Isfahan. Megjithatë, nuk është e qartë nëse infrastruktura e vendosur në thellësi është shkatërruar./kb

Të fundit

Shifra alarmante, OKB: Prodhimi i kokainës u rrit me 34% në një vit

Prodhimi global i kokainës arriti një rekord të ri në vitin 2023, sipas Zyrës së Kombeve të Bashkuara për...

Në Gjermani ka më shumë familje të mëdha, pjesa më e madhe e tyre me origjinë emigrantësh

Ka gjithnjë e më shumë familje me tre ose më shumë fëmijë në Gjermani. Shumë prej tyre janë me origjinë emigrantësh. Në vitin 2024, 26%...

Shtëpia e Bardhë: Trump ratifikon marrëveshjen me Kinën për mineralet e rralla

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nënshkruar një marrëveshje tregtare me Kinën, njoftoi Presidenti i SHBA-ve Donald Trump gjatë një eventi. Marrëveshja u konfirmua edhe...

Grabitet shtëpia e Brad Pitt në Los Angeles! Hajdutët hynë në shtëpi me forcë dhe…

Shtëpia e aktorit Brad Pitt në Los Angeles është grabitur nga disa hajdutë. Tre persona hynë me forcë në banesën në Los Feliz përmes një...

Britaniket bombardojnë gabimisht San Marinon,  lënë të vrarë 35 civilë

27 qershor 1944 Më 1944, në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, shteti i vogël dhe neutral i San Marinos u përfshi në mënyrë tragjike...

Lajme të tjera

Web TV