Netanyahu falenderon Trump pas thirrjes së anulimit të gjyqit për korrupsion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka falënderuar Presidentin amerikan Donald Trump, pasi ky i fundit bëri thirrje për anulimin e gjyqit të zgjatur për korrupsion ndaj tij. Në një postim të gjatë në platformën Truth Social të mërkurën, Trump e cilësoi procesin gjyqësor si një “gjueti shtrigash qesharake” dhe një “shfaqje horror e padëgjuar”, duke e përshkruar si një padrejtësi të madhe ndaj një prej aleatëve më të ngushtë të SHBA-së.

Duke iu përgjigjur publikisht përmes një postimi në rrjetin social X, Netanyahu shprehu mirënjohje për atë që e quajti “mbështetje të sinqertë për mua dhe mbështetje të jashtëzakonshme për Izraelin dhe popullin hebre”.

“Pres me padurim të vazhdoj të punoj me ju për të mposhtur armiqtë tanë të përbashkët, për të çliruar pengjet tona dhe për të zgjeruar shpejt rrethin e paqes,” shkroi Netanyahu, duke shpërndarë një kopje të deklaratës së Trump.

Deklarata vjen në një moment të ndjeshëm politik për Netanyahun, i cili përballet me akuza të rënda për korrupsion që mund të çojnë në burgim, si dhe pas një lufte të shkurtër me Iranin që përfundoi me armëpushim në fillim të javës. m.p.

Të fundit

Transformimi i pabesueshëm i “Boratit”, pamje e befasishme!

Sacha Baron Cohen, i njohur për rolet e tij komike si Borat, Ali G dhe Brüno, është kthyer së...

Delvina në flakë, banorët me lot në sy! Evakuohen 3 fshatra

Zjarri ka marrë përmasa të mëdha në fshatrat Vergo dhe Palavli të Delvinës, ku flakët raportohet se kanë djegur mbi 11 banesa si dhe...

Lamine Yamal do të bëhet kapiten i Barcelonës?

Lamine Yamal është një nga lojtarët që janë në garë për t’u bërë një nga katër kapitenët e Barcelonës nëse Marc-Andre Ter Stegenit i...

Newcastle e tepron me çmimin e kërkuar për Alexander Isak

Alexander Isak i ka kërkuar Newcastle të shqyrtojë mundësinë e një largimi të mundshëm nga klubi, por gjetja e një destinacioni të ri mund...

Ambasada Amerikane ka një mesazh për qytetarët shqiptarë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka publikuar një mesazh të rëndësishme për të gjithë qytetarët shqiptarë që udhëtojnë drejt SHBA me vizë...

Lajme të tjera

Web TV