Shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm për vrasjen e vajzës dhe fqinjit në Itali

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De Santis në Torremaggiore të Foggias, më 7 maj 2023, si dhe për plagosjen e gruas së tij, Tefta Malaj, është dënuar me burgim të përjetshëm dhe izolim gjatë ditës për një vit e gjashtë muaj.

Vendimi u mor këtë të premte nga Gjykata e Krimeve të Rënda të Foggias ndërsa Prokuroria kishte kërkuar të njëjtin dënim gjatë seancës dëgjimore të mbajtur më 30 maj.

Sipas hetimeve, Malaj dyshonte se gruaja e tij kishte një lidhje jashtëmartesore me fqinjin. Ai e përballi De Santis në hyrje të ndërtesës ku banonin dhe e goditi për vdekje me thikë.

Më pas shkoi në banesë me qëllim të vriste edhe bashkëshorten, e cila mbeti rëndë e plagosur. Vajza e tyre, Jessica, ndërhyri për të mbrojtur nënën, por u vra nga i ati.

Kur mbërriti policia, Malaj kishte ende gjak në duar dhe në rroba dhe rrëfeu menjëherë veprën e tij.

Të fundit

“PD vuri galloshët në listë të sigurt, PS hoqi gangsterët”

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli, zgjedhjet e fundit...

E rëndë në Lezhë, rrëzohet nga ballkoni vajza 4-vjeçare

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të diel në qytetin e Lezhës ku një e mitur ka rënë nga ballkoni i banesës. Përmes një...

PSG shumë e fortë për Inter Miamin, francezët shkatërrojnë skuadrën e Leo Messit

PSG ka mposhtur Inter Miamin me rezultatin 4-0. Përballja e parë mes dy klubeve erdhi pikërisht në kuadër të Botërorit të klubeve. Mesi u vendos përballë ish-skuadrës së...

Igli Tare po dështon me Jasharin! Ylli shqiptar drejt kalimit në Gjermani

Lajme aspak të mira nga Zvicra për Milanin. Prej ditësh, kuqezinjtë po tentojnë të gjejnë gjuhën e përbashkët me Club Brugge për transferimin e...

Lajme të tjera

Web TV