Trump kërcënon Iranin: Ju bombardojmë nëse vazhdoni…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Donald Trump ka deklaruar këtë të premte se ai “pa dyshim” do të urdhëronte një tjetër bombardim të Iranit nëse Teherani do të vazhdonte programin e pasurimit të uraniumit, pas arritjes së armëpushimit me Izraelin.

Presidenti amerikan po i përgjigjej pyetjes së një gazetari nëse do të merrte në konsideratë mundësinë e bombardimeve të reja nëse inteligjenca amerikane arrinte në përfundimin se Irani mund të pasuronte uranium në nivele shqetësuese.

Ai iu përgjigj gjithashtu deklaratës së udhëheqësit suprem fetar të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, se vendi i tij kishte fituar luftën, duke thënë se Irani “pësoi një disfatë dërrmuese”.

“Dëgjoni, ju jeni një njeri besimi, një njeri që është shumë i respektuar në këtë vend. Duhet të thoni të vërtetën: Irani pësoi një disfatë dërrmuese. Dhe Izraeli ishte i rraskapitur – të dy ishin të rraskapitur”, tha Trump.

Lidhur me armëpushimin që hyri në fuqi në fillim të javës, ai komentoi se “ishte koha e duhur” për t’i dhënë fund luftës.

Presidenti i SHBA po ashtu tha se “diçka do të ndodhë” dhe lufta në Ukrainë do të “zgjidhet”, duke përmendur një telefonatë të kohëve të fundit që pati me Presidentin rus Vladimir Putin, pa qenë më specifik në shpjegim. m.p.

Të fundit

Frikë nga Trump, Gjermania dhe Italia duan ta kthejnë arin nga SHBA

Sipas një raporti të fundit të Financial Times, Gjermania dhe Italia zotërojnë respektivisht rezervat e dyta dhe të treta...

Pse Brad Pitt qëndroi zgjuar për 36 orë?

Brad Pitt, ka zbuluar se nuk ka mundur të flejë për 36 orë pas përvojës së tij pas timonit të një makine “McLaren” të...

Rama reagon ndaj deputetit britanik: Të këmbëngulësh në gabim është djallëzore

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur ashpër deputetit britanik Nigel Farage, i cili së fundmi deklaroi se “1 në 50 shqiptarë që jetojnë në...

“Ju thaftë ajo dorë atij që e ka bërë”, në Vlorë zbulojnë dëmet që shkaktoi zjarri

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Hoshtimë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë. Flakët, që sipas të...

Pasioni i merr jetën shqiptarit, rrëzohet nga 100 m lartësi dhe vdes

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Itali, ku një shqiptar ka gjetur vdekjen tragjikisht. Sipas asaj që mediat vendase bëjnë...

Lajme të tjera

Web TV