Sezoni turistik, Ardit Bido: Hapja e plazheve publike, lajm i mirë për të gjithë!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i zgjedhur i PS, Ardit Bido, i ftuar në emisionin Kjo javë në News 24 ka vlerësuar hapjen e plazheve publike në të gjithë Shqipërinë si një zhvillim pozitiv për sezonin turistik.

Ai theksoi rëndësinë e zgjerimit të ofertës turistike për të tërhequr vizitorë gjatë gjithë vitit. Sipas tij, turizmi nuk duhet të kufizohet vetëm në plazh dhe hotel, por të përfshijë edhe pasuritë kulturore të jugut.

Bido shprehu optimizëm se numri i turistëve këtë vit do të jetë më i lartë se në vitin e kaluar.

Deputeti i zgjedhur i PS, Ardit Bido: Këtë vit u hapën plazhe publike në gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë. Veçanërisht e rëndësishme është kjo në qarkun e Vlorës, ku nuk gjeje plazh publik. Ky është hap cilësor për sa i përket banorëve. Turistët më të mirë janë ata që janë të gatshëm që të paguajnë më shumë para dhe që janë gati të rikthehen në sezone të tjera, ky është qëllimi kryesor dhe që iu shërben banorëve. Qarku i Vlorës ka të ardhura mbi bazën e turizmit. Abuzimi i çmimeve nënkupton atë lloj çmimi që nuk ta sjell turistin për herë të dytë. Duhet zgjeruar oferta turistike, që turistët të vijnë çdo sezon.

 

Ka nevojë që oferta turistike mos të jetë e lidhur vetëm me hotelin, restorantin dhe plazhin, por turisti të tërhiqet drejt pasurisë kulturore që jugu i Shqipërisë ka. Nëse do ia dalim kësaj gjëje, do thithim atë turist, që është gati të paguajë shumë dhe që vjen sërish. Do shikojmë dhe numrin e turistëve në këtë vit në Shqipëri, por shenjat e para janë shumë pozitive. Besoj se këtë vit do ketë më tepër turistë se vitin e kaluar./kb

Të fundit

Po ra Sorosi, a hiqet ‘non grata’ e Berishës?

Nga Indrit Vokshi Tragjedia e PD nisi me shpalljen nongrata të Sali Berishës. Vendimi i Blinken u publikua në 19...

A është Edi Rama peshkatari që po gjuan në kënetën e opozitës?!

Nga Denis Dyrnjaja Ne vigjilje të prezantimit të qeverisë së re të drejtuar nga Edi Rama në mandatin e katërt të PS në pushtet, në...

Rama ndan pamjet/ Liqeni i Komanit e Lumi i Shalës, mikpritës të mijëra vizitorëve

Kryeministri i vendit, Edi Rama, ndau në rrjetet sociale pamje nga Liqeni i Komanit dhe Lumi i Shalës, si dy prej destinacioneve me të...

Ish-kryeministri çek sulmohet gjatë një tubimi elektoral

Ish-kryeministri çek Andrej Babis është sulmuar gjatë një tubimi elektoral në qytetin Dobra, në lindje të vendit, vetëm pak javë para zgjedhjeve parlamentare që...

Fiksja drejt shuarjes, AKEP ul ndjeshëm tarifat për të shpëtuar telefoninë në Shqipëri

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) propozon të ulë tarifat e terminimit të thirrjeve (tarifat me shumicë që operatorët i paguajnë njëri-tjetrit) vitin...

Lajme të tjera

Web TV