Trump dhe Kushner investim në Sazan, Dredha: Rikthen në jetë ishullin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vizita e vajzës së presidentit amerikan Ivanka Trump dhe Jared Kushner së fundi në Vlorë, teksa flitet për investime serioze të çiftit në ishullin e Sazanit, për kryebashkiakun Ermal Dredha, është një promovim për rivierën si destinacion turistik. Në studion e Ditarit me Erion Dushin në A2 CNN ai tha se propozimi i çiftit amerikan do ta rikthejë në jetë ishullin e Sazanit, i cili ka qenë një zonë ushtarake që tashmë përdoret shumë pak. Sipas tij ky investim do të përthithë turizmin elitar.

“Ivanka Trump dhe Jared Kushner Nuk është hera e parë që vizitojnë shqipërinë kanë qenë edhe më parë një vizitë që na bën mirë, promovon Vlorën si destinacion turistik. Është një propozim që ka ardhur prej një viti. Është në fazë negocimi nuk kanë dalë detajet por të gjithë do të ndjehemi mirë se Vlora ofron turizëm dhe ku ta gjejmë të kemi investim të këtij niveli që të shkojmë drejt turizmit elitar. Rikthen në jetë ishullin e Sazanit i cili ka qenë vetëm në posedim të MM dhe një zonë ushtarake tashëm përdoret shumë pak. Po ku ta gjejmë ne të marrë një formë të kësaj natyre që na bën krenarë të gjithëve”.

Pavarësisht këtij investimi, Dredha tha se kjo nuk do ta eklipsonte Vlorën, përkundrazi do të ndihmonte prodhuesit vendorë.

“Absolutisht jo (nuk do ta eklipsonte Vlorën), qeveria kryeministri Rama e bashkia, ku ta gjejmë ta kemi një investim të tillë. Të gjithë investimet Si tuneli dhe aeroport Të gjithë këta komponentët që po zhvillohen shkojnë në funksion të këtyre investimeve. Ndihmon edhe prodhuesit vendorë e lokalë shton vëmendjen drejt qytetit të Vlorës. Ku ta gjejmë të fillojë sa më shpejt”, tha ai./kb

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV