Çfarë fsheh Atlantiku? Zbulohen mbi 1000 fuçi me mbetje bërthamore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për dekada të tëra mbetje bërthamore janë hedhur në Atlantik. Tani është gjetur fuçia e parë nga qindra mijëra që mendohen të jenë në tabanin e detit. Pak dihet për gjendjen e tyre.

Në kërkimet për mbetje bërthamore të hedhura dekada më parë, studiuesit kanë zbuluar dhe lokalizuar tashmë më shumë se 1. 000 fuçi në Atlantikun Verilindor, sipas një zëdhënëseje të organizatës franceze kërkimore CNRS. Ekipi ndërkombëtar i kërkimit u nis nga Bresti, Franca perëndimore, në mesin e qershorit me anijen “L’Atalante” drejt zonës kërkimore në pellgun e Evropës Perëndimore të Atlantikut. Për katër javë ata janë në kërkim të fuçive me mbetje bërthamore për të vlerësuar ndikimin e tyre në ekosistemin lokal.
Mes viteve 1950 dhe 1980, disa shtete i hodhën mbetjet bërthamore thjesht në oqean. Në atë kohë, thellësitë e oqeaneve dukeshi si një zgjidhje e leverdisshme dhe e thjeshtë për asgjësimin e mbetjeve bërthamore të gjeneruara nga zhvillimi industrial dhe laboratorët – të paktën aty ku oqeani konsiderohej gjeologjikisht i qëndrueshëm.

Vetëm në vitin 1993 u ndalua përfundimisht hedhja e mbetjeve bërthamore në oqean. Besohet se të paktën 200.000 fuçi të tilla gjenden vetëm në Atlantikun Verilindor – në një thellësi prej 3.000 deri në 5.000 metra. Megjithatë, vendndodhja e saktë e mbetjeve bërthamore është e panjohur. Po ashtu pak dihet për gjendjen e fuçive dhe nëse ato ndodhen më vete apo të grupuara.

Studiuesit po hulumtojnë ndikimin në mjedis

Studiuesit aktualisht po eksplorojnë zonën ku ndoshta ka rënë gjysma e mbeturinave. Ekipi synon të krijojë një hartë të fuçive të mbeturinave bërthamore të gjetura dhe të marrë mostra të shumta nga uji, shtrati i detit dhe kafshët. Në këtë ekspeditë ata mbështeten nga roboti autonom zhytës Ulyx, i cili është i pajisur, ndër të tjera, me një kamerë për imazhe 3D dhe një sistem sonor për gjetjen e objekteve.

Lexo edhe :  Zjarret/ Ministria e Mbrojtjes jep njoftimin zyrtar mbi gjendjen aktuale në vend

Patrick Chardon, kreu i projektit NODSSUM-Nuclear Ocean Dump Site Survey Monitoring, Monitorimi i Vendndodhjes së Mbeturinave Bërthamore në Oqeani, mendon se radioaktiviteti në shumicën dërrmuese të mbetjeve bërthamore në Atlantikun e Veriut do të jetë zhdukur praktikisht pas rreth 300 deri në 400 vjetësh. Fuçitë u projektuan për t’i bërë ballë presionit të oqeanit të thellë, por jo për ta mbajtur vërtet brenda radioaktivitetin. Chardon ka dyshime, se radioaktiviteti mund të ketë dalë nga kontejnerët prej kohësh./DW/kb

Të fundit

Olivia Rodrigo në Glastonbury, plot vrer dhe shkëlqim

Nga Alexis Petridis Përformanca e parë e Olivia Rodrigo në Glastonbury në vitin 2022 tashmë është bërë pjesë e legjendave...

Dita e dytë e Samitit në Shkup, diskutohet Plani i Rritjes dhe rruga drejt integrimit

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, po zhvillohet takimi i liderëve të Bashkimit Evropian-Ballkani Perëndimor, kushtuar Planit të Zhvillimit, ku merr pjesë edhe komisionerja...

Luks i shfrenuar, polemika për dasmën madhështore të djalit të liderit të Çeçenisë

Një dasmë luksoze në Çeçeni ka tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe ka ndezur debatet në rrjetet sociale. Bëhet fjalë për martesën e Adam Kadyrov, djalit 17-vjeçar...

Vangjeli: Berisha i trembet vendimit, SPAK e ka betejën kryesore!

Analisti Lorenc Vangjeli analizoi në “Top Story” gjyqin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, seanca për të cilin u shty sërish sot në GJKKO, pasi kryedemokrati...

Hong Kongu, kur përfundon një epokë dhe fillon pasiguria

1 Korrik 1997 Fundi i një epoke: Hong Kongu i dorëzohet Kinës pas 156 vitesh si koloni britanike  Nga Leonard Veizi  Në atë mesnatë të nxehtë...

Lajme të tjera

Web TV