Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në “Off the Record” me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai është futur në PD, ndërsa theksoi se kurrë ai nuk është akuzuar për ndonjë aferë.

“Kam 20 vite në politikë dhe nëse gjen diçka ku unë jam kontenstuar, i përfolur për afera apo i goditur. E vetmja gjë për të cilin unë jam përfolur ka qenë budallallëku i futbollit. Të gjesh një problem timin, të familjes apo të të afërmve të mi, për afera apo diçka tjetër… jam zero. Kjo është diferenca e një politikani, unë jam betuar në 4 korrik të vitit 2005.

Berisha ka këmbëngulur që unë të kandidoj, pasi struktura e PD-së në Peqin nuk fitonte dot dhe unë dola i pari në Shqipëri me rreth 11 mijë vota në sistemin mazhoritar. Për 2 muaj kam rënë 21 kilogramë. Por ditën e diel të zgjedhjeve dhe shihja fëmijët që duartrokitnin emrin tim, unë jam betuar që kurrë nuk do të vjedhë. Këto janë rezultatet”, tha Sula. m.p.

Të fundit

Lamine Yamal ka dy kushte për Barcelonën, Lewandowski do të zhgënjehet

Lamine Yamal po shijon pushimet, por ka menduar që tani për sezonin e ardhshëm. Mediat spanjolle zbulojnë disa nga...

Rinumërimi në Tiranë mbaroi. Ku është masakra zgjedhore?

Nga Indrit Vokshi PD ka "vjedhur" 612 vota, PS vetëm 380. Sali Berisha e pajisi narkoshtetin me çertifikatë pastërtie. Tani Edvini i Zi i Drogës...

Prodhimi për orë pune në Shqipëri, 35% më i ulët se rajoni

Ekonomitë e Ballkanit Perëndimor vijojnë të përballen me nivele të ulëta produktivitetit të punës krahasuar me mesataren e Bashkimit Europian, por rendimenti i punonjësve...

Miratohet vendimi për rekrutimin e detyrueshëm, Danimarka fut gratë në ushtri

Teksa agresioni dhe investimet ushtarake ruse rriten, Danimarka ka miratuar për herë të parë rekrutimin e detyrueshëm edhe për gratë në ushtri. Ky veprim...

Shtohen zjarret në makina, eksperti: Gabimet nisin që në servis, ndikon edhe i nxehti

Makinat që përfshihen nga flakët, e sidomos teksa janë në ecje, po regjistrohen çdo ditë e më shumë në vendin tonë. Javët e fundit,...

Lajme të tjera

Web TV