Gjykata e Kasacionit në Itali: Dyshime për marrëveshjen me Shqipërinë për emigrantët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një raport të gjatë mbi ndalimin e shtetasve të huaj, me fokus në protokollin Itali-Shqipëri, Gjykata e Kasacionit vë në dukje një sërë problematikash të këtij marrëveshjeje, duke theksuar gjithashtu se “doktrina ka shprehur shumë dyshime për përputhshmërinë e saj me Kushtetutën dhe me të drejtën ndërkombëtare, duke u ndalur posaçërisht te raporti mes Protokollit dhe së drejtës së Bashkimit Europian”.

Në relacionin e hartuar nga Zyra e Massimarit dhe e Rolit – për të cilin shkruan sot “Il Manifesto” – Gjykata e Lartë analizon protokollin, duke nxjerrë në pah jo vetëm mospërputhje me Kushtetutën, por edhe me të drejtën ndërkombëtare dhe atë të BE-së. Në paragrafin e dedikuar raportit mes protokollit Itali-Shqipëri dhe Kushtetutës, relacioni i Zyrës së Massimarit të Kasacionit thekson disa shkelje të mundshme të të drejtave kushtetuese, si ajo për shëndetin apo e drejta e mbrojtjes.

Marrëveshja, për shembull – shkruan Gjykata e Lartë – “nuk përcakton me saktësi kategorinë e personave për të cilët bëhet fjalë, duke i përkufizuar thjesht si ‘migrantë’… dhe krijon kështu një trajtim të pabarabartë mes të huajve që do të sillen në Itali dhe ‘migrantëve’ që do të dërgohen në Shqipëri”. Sipas Kasacionit, po ashtu, marrëveshja pengon të drejtën për azil, duke munguar një “rregullim i detajuar i aspekteve procedurale”. Sipas gjyqtarëve, këto rregullime janë të domosdoshme për të kompensuar “pabarazinë juridike që vjen nga jashtëterritorialiteti, duke garantuar të njëjtat të drejta për migrantët e dërguar në qendrat në Shqipëri si për ata që ndodhen në territorin italian”.

Është vënë re gjithashtu se, sipas protokollit, “ndalimi nuk është më i parashikuar si një masë e fundit (extrema ratio), siç e parashikon legjislacioni europian”, por kthehet “në të vetmen alternativë të parashikuar nga ligjvënësi, në kundërshtim me garancitë për mbrojtjen e lirisë personale”. Një tjetër problematikë “është konstatuar në pamundësinë faktike, në rast ndalimi jashtë vendit, për të liruar personin, pasi të kenë pushuar efektet e titullit mbi ndalimin”.

Lexo edhe :  “Më fute djalin në dhe”/ Nëna e Santiago Malkos përplaset me Leonard Dukën

Sipas protokollit, në fakt, i huaji nuk mund të lirohet në Shqipëri dhe duhet të rikthehet në Itali, me pasojën që – duke marrë parasysh kohën teknike që kërkon transferimi me anije apo me avion – është shumë e mundshme që të ndodhë një ndalim pa titull ligjor (sine titulo) që mund të zgjasë disa orë, në mos disa ditë.

Sa i përket së drejtës së mbrojtjes, Gjykata thekson “se mënyrat e ushtrimit të së drejtës së mbrojtjes nga personat e huaj të ndaluar në Shqipëri nuk janë të rregulluara me norma ligjore, por i janë lënë në dorë diskrecionit të ‘përgjegjësit italian të qendrës’”. Së fundi, është vënë re se protokolli – “duke parashikuar që ‘në rast nevojash shëndetësore për të cilat autoritetet italiane nuk mund të japin zgjidhje… autoritetet shqiptare bashkëpunojnë me autoritetet italiane përgjegjëse për këto struktura për të garantuar kujdesin mjekësor të domosdoshëm dhe të paanulueshëm për migrantët e ndaluar aty’ – mund të sjellë një dëm të rëndë për të drejtën për shëndet, e mbrojtur nga neni 32 i Kushtetutës, duke pasur parasysh se niveli i kujdesit shëndetësor në Shqipëri nuk është i krahasueshëm me atë italian”. m.p.

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV