“PD vuri galloshët në listë të sigurt, PS hoqi gangsterët”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, ka komentuar në emisionin “Off the Record” me Andrea Danglli, zgjedhjet e fundit dhe dështimin e PD-së.

Sula u shpreh se Partia Demokratike rrezikon të dështojë sërish nëse nuk reformohet dhe nuk reflekton mbi gabimet e veta. “Do të ishte çmenduri dhe tradhti ndaj demokratëve, një gabim i përsëritur disa herë. Nëse ndjek të njëjtën rrugë dhe ke të njëjtin përfundim, atëherë je budalla. Nëse vazhdojmë duke thënë na i vodhi, na i mori, na i bleu dhe nuk shikon veten tënde për t’u riformatuar, rezultati do të jetë po i njëjti në fund,” tha ai.

Ai kritikoi ashpër listat e kandidatëve të PD-së, duke bërë një krahasim me Partinë Socialiste: “Listat e PD-së në 2013, 2017 dhe 2021 kanë qenë më të mira se të PS-së. PS kishte të fortë, gangsterë, për të cilët u bë ligji i dekriminalizimit dhe disa janë sot në burgje. PS në 2025 i pastroi listat nga gangsterët, ndërsa PD-ja vuri galloshat në listë të sigurt, njerëz që nuk kanë vota dhe që u provuan në 2021, ndërsa ata që kishin vota u lanë në lista të hapura.” m.p.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV