Protesta në Beograd/ Përleshje mes policisë dhe protestuesve, reagon Vuçiç

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje
Qindra mijëra qytetarë e studentë protestuan në Beograd të shtunën, në protestën me të cilën kanë vendosur ultimatum për zgjedhje të reja në Serbi dhe rrëzim të presidentit Aleksandër Vuçiç.

Policia ka hedhur gaz lotsjellës drejt protestuesve që janë mbledhur përpara një kordoni policor afër Presidencës së Serbisë. Gjithashtu pati disa përleshje në qendër të qytetit, teksa disa protestues u konfrontuan me policinë.

Policia përdori forcën për të shpërndarë turmën, teksa pati edhe disa arrestime.

Pas përfundimit të protesës, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç deklaroi se në fund, Serbia gjithmonë fiton.

“Në fund, Serbia gjithmonë fiton”, tha Vuçiç në një postim në Instagram.

Studentët kanë parashtruar dy kërkesa për qeverinë serbe. Me të parën, kërkohen zgjedhje të parakohshme, kurse me të dytën ndërprerja e tubimit në qendër të Beogradit, ku gjatë tre muajve të fundit kanë bërë kampe mbështetësit e presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, të cilët kundërshtojnë protestat e studentëve./Kb

 

Të fundit

Turqia po përvëlohet! Zjarret përhapen në shumë qytete, anulohen fluturimet

Zjarret shkatërruese që kanë përfshirë rajone të ndryshme në Turqi, kanë shndërruar mijëra hektarë tokë në hi, duke vënë...

Aksident i rëndë në Durrës! “Audi” përplas motomjetin, lëndohet drejtuesi

Një aksident automobilistik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Durrësit. Një i ri që lëvizte me një motor mbeti i plagosur rëndë pas...

Dash Sula: Në 20 vite politikë kam vetëm një budallallëk, futbollin

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në "Off the Record" me Andrea Dangllin, veç të tjerave foli edhe për periudhën kur ai...

Majlinda Bregu: Basha na përzuri me një të rënë të lapsit

Majlinda Bregu, ish-ministre e Integrimit Evropian, ish-deputete e Partisë Demokratike dhe politikane, së fundmi e emëruar Komisionere në Komisionin Pan-Europian për Klimën dhe Shëndetin...

Mero Baze: Një gjyq kundër plaçkitjes në emër të pushtetit

Të hënën nis procesi i parë gjyqësor ndaj Sali Berishës, nën një akuzë që në thelb është kapje e shtetit. Akuza ngre dyshime se...

Lajme të tjera

Web TV