Kanë kaluar katër vite që kur Lionel Messi u largua nga Barcelona, por fansat ende ëndërrojnë rikthimin e legjendës argjentinase te klubi i zemrës së tij.
Në moshën 38-vjeçare, Messi aktualisht luan në MLS me Inter Miami, ku kontrata e tij zgjat deri më 31 dhjetor 2025. Megjithatë, spekulimet për një rikthim të mundshëm te Barcelona janë rikthyer fuqishëm në media.
Sipas gazetarit Esteban Edul nga ESPN Argentina, Messi po konsideron të lërë MLS-në rreth gjashtë muaj përpara FIFA Botërorit 2026, me synimin për të luajtur në një ligë më konkurruese dhe për t’u përgatitur më mirë për turneun.
Aktualisht, bisedimet për rinovimin e kontratës me Inter Miami janë pezulluar, duke lënë të hapur mundësinë e largimit të tij në dritaren e transferimeve dimërore. m.p.