“Farsë e turpshme”/ Tedi Blushi merr në mbrojte Berishën dhe dhëndrin e tij

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sekretari i PL-së Tedi Blushi foli në konferencën e sotme për procesin gjyqësor ndaj Sali Berishës, duke e cilësuar atë një farsë politike dhe një manipulim të drejtësisë nga qeveria aktuale dhe Edi Rama.

Blushi thotë se ky proces është një sulm politik për të frikësuar opozitën dhe për të mbuluar aferat korruptive të qeverisë. Sipas tij, çështja “Partizani” është e fabrikuar, pasi prona në fjalë është private dhe nuk ka dëme për shtetin, ndërsa përgjegjësi i vërtetë është Edi Rama, i cili ka firmosur tjetërsimin e pronës dhe nuk po hetohet nga prokuroria.

Parita e Lirisë akuzon SPAK-un si një prokurori politike që nuk ndjek të vërtetat, por përdoret për të goditur kundërshtarët politikë. Blushi nënvizon se drejtësia e vërtetë do të vijë dhe se Edi Rama dhe regjimi i tij do të japin llogari përpara ligjit dhe popullit shqiptar.

Deklarata e Tedi Blushit: 

Partia e Lirisë dënon me forcë procesin gjyqësor politik në kuadër të së ashtuquajturës çështje “Partizani”, një farsë e turpshme dhe shembull tipik i kapjes për fyti të drejtësisë nga regjimi autokratik dhe i korruptuar i “Ramaduros”.

Ky proces është jo vetëm një sulm i pastër politik ndaj liderit historik të Partisë Demokratike, Prof.Dr. Sali Berisha, por edhe një dëshmi e qartë se drejtësia në Shqipëri është kthyer në një armë të pushtetit për të asgjësuar opozitën dhe pluralizmin politik, si dhe për të frikësuar këdo që ngre zërin kundër regjimit.

Nëse SPAK do të ishte vërtet i shqetësuar për të hetuar në themel çështjen “Partizani”, i pari dhe i vetmi njeri, që ka firmosur e zeza mbi të bardhë tjetërsimin e terrenit të klubit sportiv “Partizani” dhe që duhej marrë menjëherë i pandehur është Edi Rama.

Por ky fakt afërmendsh nuk vlerësohet nga prokuroria politike e Edi Ramës, që belbëzon dhe nuk guxon të nisë hetimet dhe as marrë të pandehur Kryenarkomanin e kapur në flagrancë, si në qindra afera të përbindshme korruptive, me firmën dhe me vulën e tij.
E kundërta ka ndodhur. Pas urdhrit të drejtpërdrejtë të Edi Ramës nga tribuna e Asamblesë së PS-së në maj 2022 për të hetuar dhe ndjekur penalisht Sali Berishën dhe Ilir Metën, SPAK ka shpenzuar tre vite duke sajuar një “dosje” që nuk përmban asnjë fakt penal, asnjë dëm ndaj shtetit, asnjë përfitim të paligjshëm dhe asnjë ndërhyrje nga ana e z.Berisha.

Faktet janë kokëforta:

Toka në çështje ishte dhe mbeti pronë private e trashëguar nga pesë familje të Tiranës, përfshirë familjen e gjyshërve të dhëndrit të Berishës.

Nuk ka pasur asnjë metër katror tokë publike të përvetësuar, asnjë qindarkë dëm për financat publike, dhe asnjë akt shtetëror të ndërhyrë nga Berisha.

Hetimi ka përfshirë edhe mbesat e palindura, ka shkuar në arkiva 100-vjeçare, ka hetuar sponsorizime fiktive për fushata lokale, duke prodhuar një absurditet grotesk që nuk do ta pranonte asnjë drejtësi e qytetëruar.

Pas pesë vitesh hetimi të thelluar dhe personal, është provuar se Dr. Berisha dhe familja e tij nuk kanë përfituar asgjë përtej ligjit dhe kanë jetuar në mënyrë modeste, me kursime të justifikuara e pa asnjë dyshim pasuror.

E vetmja “provë” e prokurorisë politike është solidariteti familjar dhe aktet e bamirësisë të vajzës së tij dhe dhëndrit, të cilët kanë ndihmuar me mjetet e tyre personale fëmijë autikë dhe kanë mbështetur aktivitete kulturore kombëtare, pa asnjë lidhje me përfitime politike apo financiare.

Ky është një proces i turpshëm, një tentativë e dëshpëruar për të larguar vëmendjen nga skandalet e një qeverie të zhytur në krim, drogë dhe korrupsion galopant, standardet e të cilit u vulosën që me rrëmbimin në aeroport të Profesorit të nderuar Jamarbër Malltezi, i cili prej dy vitesh vijon të mbahet në izolim politik nga regjimi i “Ramaduros”.

SPAK refuzon të hetojë aferat e vërteta të qeverisë Rama, si VKM-të klienteliste, koncesionet mafioze, grabitjen e pronave publike dhe dëmin miliona eurosh të dokumentuar në vendime gjyqësore, fakte dhe prova që ulërasin çdo ditë, por që SPAK nuk ka sy t’i shohë dhe as veshë t’i dëgjojë, duke i cilësuar afërmendsh si krime intelektuale të vështira për t’u hetuar.

Partia e Lirisë dhe qytetarët shqiptarë nuk mund të pranojnë kurrë një drejtësi të përdorur si vegël qorre e Narkoshtetit, që prej më shumë se 8 muajsh vijon të mbajë në izolim ekstrem, pa fakte dhe pa prova penale, edhe Presidentin Ilir Meta, të rrëmbyer në mënyrë kriminale nga Narkoshteti, me urdhër të Edi Ramës, me porosi të Charles McGonigal dhe me firmën e Altin Dumanit.

SPAK nëse vërtet do të ishte i interesuar për të zbardhur çështjen e lobimeve, i pari dhe i vetmi njeri që duhej të ishte i hetuar, të ishte marrë i pandehur dhe tanimë të ishte duke vuajtur dënimin, duhet të ishte Edi Rama, i cili ka shkelur jo vetëm ligjet shqiptare por edhe ato amerikane, e faktuar në rastin e “Gruas së Bilalit” për të cilin në SHBA ka sot një të dënuar, dhe në rastin e korruptimit të ish-zyrtarit të lartë të FBI, Charles McGonigal, gjithashtu të dënuar me burg në Amerikë, sipas një akt-akuze publike ku Edi Rama përmendet të paktën 14 herë.
Edhe për çështjen CEZ-DIA, i pari dhe i vetmi njeri, që duhet hetuar dhe duhet marrë i pandehur është Edi Rama, i cili i fali 600 milion euro CEZ-it, duke i shkaktuar një dëm kolosal buxhetit të shtetit, por që afërmendsh as nuk hetohet dhe as nuk merret i pandehur nga prokuroria e tij politike.

Partia e Lirisë është e vendosur të qëndrojë fuqishëm përballë çdo përpjekjeje për të kriminalizuar opozitën dhe për të shtypur zërin e së vërtetës.

Proceset fund e krye politike ndaj Ilir Metës dhe Sali Berishës janë dëshmia më e qartë e një regjimi që po bie, që po shkërrmoqet nga brenda dhe që nuk ka më as legjitimitet moral, as politik, as ligjor, të faktuar tanimë me terrorin elektoral të 11 Majit dhe të dënuar qartësisht nga të paktën 5 rezoluta ndërkombëtare, nga Parlamenti Europian, si dhe nga vet kreu i misionit te vezhguesve te ODIHR.

Të gjitha proceset kriminale kundër Ilir Metës dhe Sali Berishës, Fatmir Mediut, përfshi dhe dënimin politik ndaj Ervin Salianjit, nuk janë asgjë tjetër vetëm akte banditeske nga drejtësia me regji për të mbuluar përgjegjësitë e drejtpërdrejta, personale dhe shumë të rënda të Edi Ramës nga mega-afera e inceneratorit inekzistent që ende vijon, nga TEC-et lundruese të Vlorës që vijojnë të gllabërojnë fonde publike pa prodhuar asnjë ditë asnjë Kv/h, nga PPP-të dhe koncensionet e përbindshme korruptive, nga Porti i Durrësit, tuneli i Llogarasë, rrugët e florinjta, charterat privatë e mijëra tendera sekretë, që nuk ndalen së zhvaturi taksat e qytetarëve më të varfër të kontinentit.

Drejtësia e vërtetë do të vijë dhe askush nuk mund t’i shmanget dot transparencës dhe së vërtetë.
Edi Rama dhe regjimi i tij do të japin llogari përpara ligjit dhe popullit shqiptar dhe krimet e përbindshme të tij kurrë nuk do të mund të amnistohen./e.t

Të fundit

64 pas Krishtit – Zjarri i madh që dogji Romën, a e ndezi Neroni?

Më 18 korrik të vitit 64 pas Krishtit, në orët e vona të natës, një zjarr i përmasave katastrofike...

Horoskopi ditor, 18 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Mos harxhoni më shumë kohë duke sqaruar një çështje që është e dashur për ju. Vetëm atëherë mund të gjesh harmoninë në jetën...

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol i Ivanov në kohën shtesë...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Lajme të tjera

Web TV