“Nata e Thikave të Gjata”, ekzekutohen pa gjyq kundërshtarët e Hitlerit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

30 Qershor 1934

Nga Leonard Veizi

Ka netë në histori që nuk flenë kurrë. Jo prej zhurmës, por nga hijet. Ato netë ku heshtja bëhet më e tmerrshme se britmat, dhe thika zbret mbi mishin e aleatëve, jo të armiqve. E tillë ishte nata e 30 qershorit 1934 në Gjermani — një natë e ngjizur me pabesi, dhunë dhe etje për pushtet të kulluar. Ashtu si në skenën dramatike të përshkruar nga Bertolt Breht në “Arturo Ui”, ku bosët e mafies së “trustit të lulelakrës” ekzekutojnë me gjakftohtësi Ernesto Romën dhe trimat e tij, për të ruajtur një pushtet që ushqehet me tradhti – edhe në realitet, Adolf Hitler shfarosi me dorën e vet udhëheqësinë e trupave paraushtarake SA, duke e shndërruar Gjermaninë në një laborator tmerri politik. Breht nuk shkruante vetëm teatër; ai mbillte në skenë farën e së vërtetës historike, ku maskat e diktaturës rrëzohen një e nga një. Ndërkohë që realiteti historik do ta pagëzonte këtë natë terroroi me emrin “Nata e Thikave të Gjata”…

…Pas ardhjes në pushtet si kancelar i Gjermanisë në janar 1933, Adolf Hitler kishte nevojë të konsolidonte pushtetin e tij absolut. Një ndër pengesat më të mëdha për këtë qëllim ishte organizata paramilitare SA – Sturmabteilung, – e njohur ndryshe si “këmishëkafenjtë”. Kjo milici, që e kishte ndihmuar në ngjitjen drejt majave të politikës, tani shihej si një rrezik i brendshëm, sidomos lideri i saj, Ernst Röhm — një njeri ambicioz, i pavarur, dhe që kërkonte të shndërronte SA-në në forcën e re ushtarake të Gjermanisë, në dëm të ushtrisë tradicionale – Reichswehr.

Spastrimi

Kërcënimi që SA përbënte për hierarkinë ushtarake dhe për vetë pozitat e Hitlerit si “Führer”, u bë pretekst për një akt të pashembullt spastrimi. Me miratimin e udhëheqësve të ushtrisë dhe ndihmën e Heinrich Himmler dhe Reinhard Heydrich, liderë të SS-së – forca elitare e Partisë Naziste, – u hartua një plan për të eliminuar elitën e SA-së dhe çdo zë që përbënte një kërcënim për udhëheqësin suprem.

Lexo edhe :  Bombardimi i Ambasadave të SHBA-ve, mëngjesi i zakonshëm që u kthye në tragjedi

Në orët e para të 30 qershorit 1934, skuadrat e SS-së dhe Gestapos filluan arrestimet dhe ekzekutimet. Röhm u arrestua dhe më vonë u ekzekutua në qelinë e burgut, ndërsa me dhjetëra figura të SA-së u vranë menjëherë. Por kjo “pastrim” nuk u kufizua vetëm në milicinë paraushtarake. Ai shërbeu si një mbulesë për të goditur edhe kundërshtarët personalë e politikë të Hitlerit — përfshirë ish-kancelarin Kurt von Schleicher dhe shumë të tjerë.

Në vetëm dy ditë, u ekzekutuan mbi 85 persona zyrtarisht – ndonëse historianët dyshojnë për mbi 200 viktima, – pa gjyq dhe pa asnjë formë procesi ligjor. Pas masakrës, Hitler e mori përsipër personalisht përgjegjësinë, duke pretenduar se kishte shpëtuar vendin nga një komplot dhe anarki e brendshme.

Mesazhi

“Nata e Thikave të Gjata” ishte më shumë se një spastrim politik. Ishte një rit gjakatar kurorëzimi për diktaturën naziste — një mesazh i qartë që askush, sado besnik, nuk ishte i paprekshëm. Ushtria u bind, populli u tremb, kurse makineria e frikës naziste mori një hov të pandalshëm drejt totalitarizmit.

Pas kësaj nate, çdo opozitë e brendshme u mpak, dhe rruga drejt terrorit institucional, persekutimeve masive dhe përfundimisht Luftës së Dytë Botërore, tashmë ishte e shtruar me trupat e dikurshme të miqve.

Të fundit

Pamje me dron/ Momenti i shpërthimit me tritol të ndërtesës pa leje në Radhimë

Një ndertëse trekatëshe u shemb me tritol mëngjesin e sotëm në Radhimë. Ekspertët e IKMT konstatuan se kjo ndërtesë buzë...

Këmbimi valutor 11 gusht/ Dollari dhe euro lëvizin lehtë, si qëndrojnë monedhat e tjera

Në tregun e këmbimit valutor sot, dollari amerikan këmbehet me 82.5 lekë në blerje dhe 83.8 lekë në shitje. Euro blihet me 96.5 lekë dhe...

Vila e sekuestruar e Berishës dhe vila e dyshuar si e Arben Ahmetajt

Mero Baze Sali Berisha është shfaqur në vilën e tij të sekuestruar në Lalëz. Të paktën tre fundjavat e fundit ai është parë aty nga...

Australia do të njohë shtetin e Palestinës në Kombet e Bashkuara në shtator

Kryeministri australian, Anthony Albanese, njoftoi të hënën se Australia do të njohë zyrtarisht Shtetin e Palestinës gjatë Sesioneve të 80-ta të Asamblesë së Përgjithshme...

Kallas thërret sot takim të parakohshëm të ministrave të jashtëm të BE-së për Ukrainën

Çdo marrëveshje midis SHBA-së dhe Rusisë duhet të përfshijë Ukrainën dhe BE-në. Kështu deklaroi një ditë më parë kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas, e...

Lajme të tjera

Web TV