Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në Kosovë, topi shkon te Presidentja

Ekspertët e çështjeve ligjore-kushtetuese thonë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk solli zgjidhje për krizën institucionale në Kosovë. Sipas tyre, zgjidhja tani mund të vijë vetëm përmes një marrëveshjeje politike, ose me ndërhyrjen e presidentes.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës dha urdhrin, por në Kuvend nuk ka as zbatim, as marrëveshje. Për të 39-ën herë më 29 qershor, deputetët e zgjedhur dështuan të konstituojnë institucionin ligjvënës.

Ndërkohë që afati prej 30 ditësh – i përcaktuar nga Kushtetuesja për përmbylljen e konstituimit – ec, ata mbeten të bllokuar në mosmarrëveshje të thella politike.

Njohësit e çështjeve ligjore-kushtetuese paralajmërojnë se nëse Kuvendi nuk e përmbyll këtë proces deri më 26 korrik – kur skadon afati i Kushtetueses – Kosova rrezikon të përfshihet nga një paralizë e tërësishme institucionale.

Mazllum Baraliu, profesor i së Drejtës Kushtetuese, thotë se përgjegjësia për situatën aktuale nuk qëndron vetëm te partitë politike, por edhe te vetë vendimi i Gjykatës Kushtetuese.

“Gjykata Kushtetuese nuk i ka precizuar sa duhet dhe si duhet gjërat, në mënyrë që të mos lejojë hapësirë për interpretimin e secilit, sipas tekeve dhe qejfeve të veta”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i thirri në takim përfaqësuesit e partive politike, në përpjekje për të zhbllokuar situatën, por pas më shumë se dy orësh diskutime më 28 qershor, takimi përfundoi pa kompromis – me secilën palë duke fajësuar tjetrën dhe duke interpretuar në mënyra të ndryshme vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Çka thuhet në aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese?

Gjykata Kushtetuese e Kosovës konstatoi më 26 se deputetët janë të obliguar që jo më vonë se 30 ditë të përfundojnë seancën konstituive të Kuvendit, duke zgjedhur kryetarin dhe nënkryetarët.

Lexo edhe :  Burg për dëmtimin e organit gjenital femëror, avokati: Kohë të vështira për burrat!

Gjykata Kushtetuese nuk vendosi për ligjshmërinë e refuzimit të votimit të fshehtë. m.p.