Politikë e re e kufizimit të vizave për të penguar dhe shkatërruar fluksin e fentanilit dhe drogave të tjera të paligjshme në Shtetet e Bashkuara
Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka njoftuar një politikë të re për kufizimin e vizave për anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e personave të huaj të përfshirë në trafikun e drogës.
Përmes një njoftimi, Departamenti i Shtetit ka ndarë mesazhin e Rubios, ku thuhet se Departamenti Amerikan i Shtetit do të përdorë të gjitha mjetet e nevojshme për të penguar dhe çmontuar rrjedhën e fentanilit dhe drogave të tjera të paligjshme që hyjnë në Shtetet e Bashkuara dhe dëmtojnë qytetarët amerikanë.
Po ashtu, në njoftim thuhet se kriza e fentanilit në Shtetet e Bashkuara është e pashembullt, me mbidozat që mbeten shkaku kryesor i vdekjes për amerikanët e moshës 18 deri në 44 vjeç, shkruan A2 CNN.
“Po shpall një politikë të re për kufizimin e vizave për anëtarët e familjes dhe bashkëpunëtorët e ngushtë personalë dhe të biznesit të individëve, të sanksionuar sipas Urdhrit Ekzekutiv 14059. Do të përdorim të gjitha mjetet e nevojshme për të penguar dhe çmontuar rrjedhën e fentanilit dhe drogave të tjera vdekjeprurëse që hyjnë në vendin tonë”, tha mes të tjerash Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio mbi kufizimet e reja të vizave. m.p.