“Turizmi rritet, por gjithnjë e më shumë dyer biznesesh po mbyllen!”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetja demokrate Jorida Tabaku në një postim në rrjetet sociale, shprehet  se turizmi në Shqipëri po rritet me shumë turistë të huaj që vijnë për të parë bukuritë e vendit por, përkundër kësaj, bizneset e vogla shqiptare po pakësohen ndjeshëm.

Tabaku shton se mbyllen gjithnjë e më shumë dyer biznesesh, kryesisht për shkak të taksave të larta, mungesës së mbështetjes dhe politikave të qeverisë socialiste që nuk favorizojnë sipërmarrjen e ndershme.

Tetë nga 12 qarqe po përjetojnë rënie të fortë të bizneseve të vogla. Ndërsa qeveria flet për “rritje ekonomike”, kjo duket vetëm si një fasadë, pasi realiteti tregon një krizë ekonomike serioze që prek familjet dhe komunitetet lokale, thekson demokratja.

Sipërmarrja e vogël, shtylla kurrizore e ekonomisë, po sulmohet dhe pengohet, ndërsa shtresa e mesme lufton kundër monopoleve dhe një sistemi që favorizon vetëm pakicën, përfundon ajo.

Postimi i Tabakut:

Turizmi rritet. Gjithnjë e më shumë të huaj vijnë për të parë mrekullitë e Shqipërisë.

Por gjithnjë e më pak shqiptarë hapin biznese të vogla.

Gjithnjë e më shumë dyer mbyllen.

Pse?

E dinë të gjithë: taksat e larta, mungesa e mbështetjes, dhe një qeveri socialiste që nuk e do sipërmarrjen e ndershme.

8 nga 12 qarqe të vendit kanë rënie të ndjeshme të bizneseve të vogla.

Ato që qeveria i quan “rritje ekonomike” janë vetëm fasada. Janë reklama. Janë mashtrime.

E vërteta është kjo: Shqipëria është në krizë.

Sa herë mbyllet një biznes i vogël, një familje futet në vështirësi.

Sa herë mbyllet një punishte, humb një lagje, zbehet një komunitet.

Shtylla kurrizore e ekonomisë shqiptare është sipërmarrja e vogël.

Dhe për qeverinë socialiste, kjo shtyllë është armiku numër një.

Sepse shtresa e mesme nuk është klienteliste. Nuk shitet. Nuk hesht.

Ajo lufton.

Kundër monopoleve. Kundër shtetit të kapur. Kundër një ekonomie që punon vetëm për pakicën./e.t

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV