Dita e dytë e Samitit në Shkup, diskutohet Plani i Rritjes dhe rruga drejt integrimit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në Shkup të Maqedonisë së Veriut, po zhvillohet takimi i liderëve të Bashkimit Evropian-Ballkani Perëndimor, kushtuar Planit të Zhvillimit, ku merr pjesë edhe komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos.

Pasditen e djeshme sipas agjendës, u mbajt një takim midis kryeministrit Hristijan Mickoski dhe komisioneres, i ndjekur nga një takim dypalësh me delegacione të zgjeruara. Kurse sot në ditën e dytë të punimeve të samitit do të mbahen dy panele, i pari prej të cilëve do t’i kushtohet Planit të Zhvillimit për Ballkanin Perëndimor, ku kryeministri Mickoski dhe komisionerja Kos do të mbajnë fjalime, të ndjekura nga një konferencë për media. Paneli i dytë do t’i kushtohet mekanizmave specifike dhe mbështetjes për zbatimin e Planit të Zhvillimit, ku do të marrin pjesë ministra, përfaqësues të BE-së, organizatave rajonale dhe partnerëve ndërkombëtarë.

Më herët në prag të samitit të kryeministrave të rajonit që mbahet në Shkup të hënën dhe të martën, Komisionerja për Zgjerimin e BE-së, Marta Kos, tha se procesi i zgjerimit është një proces transformues jo vetëm për ekonominë, por për të gjithë shoqërinë në shtetet kandidate për anëtarësim në BE.

“Procesi i zgjerimit është një proces transformues jo vetëm për ekonominë, por për të gjithë shoqërinë në shtetet kandidate për anëtarësim në BE. Për të arritur sukses, në këto shtete ne na duhet një lidership i qartë, i cili do të mund t`i përballojë realisht këto reforma. Kjo jo gjithnjë është e lehtë sepse udhëheqësve politikë në këto vende do t’u duhet që të heqin dorë nga një pjesë e pushtetit të tyre. Duke i përafruar ligjet në shtetet kandidate me ato të BE-së sidomos kur bëhet fjalë për prokurimet, udhëheqësit e këtyre vendeve nuk do të jenë në gjendje që të vendosin vetë se cilat kompani i fitojnë tenderat”, – deklaroi Komisionerja Kos.

Lexo edhe :  Prapaskenat e PD, ja tre grupet që janë brenda selisë blu

Samiti mbahet në një kohë kur ka nisur ndarja e shumave financiare në kuadrin e Planit për Rritje Ekonomike për Ballkanin Perëndimor, një fond prej 6 miliardë eurosh. Sipas zonjës Kos, të gjithë grup-kapitujt me Shqipërinë do të hapen deri në fund të muajit shtator.

Në rastin e Shqipërisë, të gjithë grup-kapitujt do të hapen deri në fund të muajit shtator. Ekziston një mbështetje e fortë publike për BEnë në Shqipëri. Qeveria në Tiranë po demonstron një gatishmëri të fortë për të zbatuar reformat e integrimit. BE-ja mund ta akomodojë lehtësisht pranimin e Malit të Zi dhe Shqipërisë.

Megjithatë, për pranime të mëtejshme, do të na duhet që brenda BE-së të reformojmë proceset e vendimmarrjes aktualisht me unanimitet. Një shqyrtim përkatës për të evituar votimin me unanimitet për çështjet e zgjerimit është duke u zhvilluar tashmë dhe duhet që të përfundojë në vjeshtë”, – theksoi ajo.

Mali i Zi dhe Shqipëria, deklaroi sërish Komisionerja, mund të bëhen shtete anëtare të BE-së edhe përpara vitit 2030. Qeveria e Malit të Zi synon që të përfundojë negociatat teknike në vitin 2026 ndërsa ajo shqiptare në vitin 2027./kb

Të fundit

Bayern, Real Madrid dhe Liverpool, nis gara për mbrojtësin francez

Castello Lukeba është në qendër të vëmendjes këtë merkato vere. Qendërmbrojtësi i Leipzig ka klauzolë largimi 90 mln euro,...

BE dhe SHBA, po vjen marrëveshja e re për të shmangur ‘betejat’ me tarifa

Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara po afrohen drejt një marrëveshjeje të rëndësishme tregtare, në përpjekje për të shmangur vendosjen e tarifave 50% mbi...

Abuzimet e Bankers, Tatimet zbardhin skemën

Drejtoria e Tatimeve ka dalë me njoftim zyrtar sa i përket abuzimeve në kompaninë “Bankers Petroleum” që çuan në arrestimin e 2 drejtuesve. Sipas Tatimeve,...

Tedi Blushi i kthen përgjigje Kryemadhit: “Dëgjova disa aludime, por nuk harxhoj energji”

Monika Kryemadhi akuzoi përsëri sot Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, për qëndrimet përçarëse të tij dhe për sjellje të dyshimta...

Vllaznia e mbyll me humbje fazën përgatitore në Slloveni

Vllaznia është mundur dhe në miqësoren e fundit duke e mbyllur në këtë mënyrë fazën përgatitore në Slloveni. Kuqeblutë u mposhtën me rezultatin 2-0...

Lajme të tjera

Web TV