Dyshohet se spiunonte për Iranin, arrestohet një shtetas danez

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një shtetas danez është arrestuar në Danimarkë nën dyshimin se spiunonte për Iranin duke mbledhur të dhënat për objektet dhe individët hebraikë në Berlin, njoftuan autoritetet daneze dhe gjermane të martën.

Ai do të ekstradohet në Gjermani, thanë autoritetet.

Prokurorët gjermanë thanë se i dyshuari, të cilin e identifikuan vetëm si Ali S në përputhje me ligjin gjerman për privatësinë, spiunoi në lidhje me tri prona në Qershor, si pjesë e përgatitjeve për veprimtari shtesë spiunazhi, përfshirë sulme të mundshme ndaj objektivave hebraike.

Ai dyshohet se kishte marrë urdhrat nga shërbimet sekrete iraniane në fillim të vitit 2025, thanë prokurorët.

Ministria e Jashtme e Gjermanisë tha se ambasadori iranian është thirrur në takim qortues të martën.

“Nëse ky dyshim do të konfirmohet, do të jetë një incident skandaloz që do të tregojë edhe një herë se Irani është kërcënim për hebrenjtë në mbarë botën”, tha ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, pas vizitës në një sinagogë hebraike në qytetin Odesa, gjatë vizitës së tij në Ukrainë.

Ambasada iraniane në Berlin i mohoi akuzat duke i cilësuar si “akuza të pabazuara dhe të rrezikshme” që, sipas tyre, duken të krijuara për ta shpërqendruar vëmendjen nga sulmet izraelite ndaj Iranit.

“Diskutimet e mëparshme me autoritetet gjermane kanë nxjerrë në pah se disa palë të treta po përpiqen t’i largojnë perceptimet publike nga ngjarjet reale përmes skenarëve të sajuar”, thuhej në një deklaratë.

Sipas revistës Der Spiegel, i dyshuari ka bërë foto të ndërtesave, përfshirë selinë e Shoqërisë Gjermano-Izraelite dhe një ndërtesë ku thuhej se herë pas here qëndronte presidenti i Këshillit Qendror të Hebrenjve në Gjermani, Josef Schuster.

Lexo edhe :  Do të shuhej për 18 minuta/ Ç’do të ndodhte me botën në rast të një apokalipsi bërthamor

Pas transferimit nga Danimarka fqinje, i dyshuari do të paraqitet para një gjyqtari në Gjykatën Federale të Drejtësisë të Gjermanisë, thanë prokurorët.

I dyshuari do të mbahet në paraburgim deri më 23 korrik, në pritje të ekstradimit në Gjermani, tha në një deklaratë shërbimi kombëtar i sigurisë dhe inteligjencës së Danimarkës, PET.

Gjatë luftës 12-ditore muajin e kaluar midis Iranit dhe Izraelit, kancelari gjerman Friedrich Merz tha se Gjermania është e përgatitur që Irani t’i shënjestrojë objektivat izraelite ose hebraike në vend, pa dhënë më shumë hollësi.

Shoqëria Gjermano-Izraelite i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të përfshijë Gardën Revolucionare të Iranit në listën e organizatave terroriste. m.p.

Të fundit

Përballen për herë të parë, caktohet stadiumi ku do luajë Shqipëria miqësoren e shtatorit

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë një ndeshje miqësore ndaj Gjibraltarit më 4 shtator. Të dyja federatat kanë rënë...

Na u sulët si bisha kur thamë se PD po i paguan kot ato para/ Muli tani rrezikon burgun

Ylli Manjani ka komentuar vendimin e fundit të SHBA, për të mos komentuar më proceset zgjedhore në vendet e tjera. “Më në fund doli dikush...

“Nuk do të ketë asnjë strukturë mbi trotuare”/ Rama ndan pamjet nga ‘çlirimi’ i Tiranës

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sot përmes një postimi në Facebook, ku ka dhënë detaje mbi ecurinë e aksionit për çlirimin e hapësirave publike,...

Misteri: Koreja e Veriut mbyll resortin luksoz, vetëm dy javë pas hapjes

Vetëm 14 ditë pas hapjes së Zonës Turistike Bregdetare Wonsan Calma, autoritetet në Korenë e Veriut kanë njoftuar se vendpushimi nuk do të pranojë...

Shkarkimet masive nëpër bashki, Arbjan Mazniku: Ja pse e mori këtë vendim Rama

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku ka theksuar rëndësinë e pushtetit vendor në të gjitha çështjet e zhvillimit të vendit. Mazniku foli dhe...

Lajme të tjera

Web TV