Gazetarja ulet në gjunjë për të intervistuar Ramën, Kryeministri: Çunat, në riedukim

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Shkup për samitin e liderëve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor. Para nisjes së punimeve, Rama ka ndaluar për një deklaratë për mediat, ku nuk kanë munguar batutat me një gazetare nga Kosova.

Gazetarja, për shkak të hapësirës së kufizuar, ishte ulur në gjunjë për të bërë pyetjen, çka ka sjellë edhe një shkëmbim fjalësh me kryeministrin shqiptar, në mënyrë krejtësisht miqësore dhe me humor.

Replikat mes tyre vijuan kështu:

Gazetarja: Për shkak të hapësirës, nuk ka telash.

Rama: Ka shumë telash, se gjithë këta çuna që kanë mbetur ty me u ul në gjunjë dhe vetë rrinë në këmbë, duhen marrë dhe duhen çuar për riedukim.

Gazetarja: Ama fuqia është te zëri, zoti Rama, jo te gjatësia.

Rama: Jo, nuk është gjatësia e qëndrimit në këmbë… megjithatë, cila ishte pyetja?

Kryeministri vijoi më pas me përgjigjet e tij për çështjet e integrimit dhe bashkëpunimit rajonal, ndërsa shkëmbimi me gazetaren u konsiderua nga të pranishmit si një episod batutash në stilin e zakonshëm të Ramës gjatë komunikimit me median. m.p.

Të fundit

“S’jam penduar për objektivin”/Mesazhi i japonezit që kurseu gati 800,000 euro në 20 vite

Një burrë japonez kaloi mbi dy dekada duke jetuar në kushte ekstreme për të arritur lirinë financiare, por një...

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë 30 për qind të dënimit...

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos, mbi një ishull të vogël...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Lajme të tjera

Web TV