Ka një arsye pse në Shqipëri nuk ndodh rrotacioni politik

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

YLLI PATA

Vijimi i kësaj status quo-je politike në vend, në vend që ta pasurojë debatin politik, diskutimin pluralist, e ka pëqëndruar dhe polarizuar atë. Siç me të drejtë theksonte Eduart Zaloshnja në një koment të tiji para disa ditësh, elektorati apo opinion publik “gri” po bëhet gjithnjë e më shumë jo relevant.

Në fillim të viteve ‘90, Fatos Nano, kur ishte lider i opozitës shqiptare deklaroi se “Libanizimi i Ballkanit do të çojë në ballkanizimin e Europës”. Duket se kemi ecur në një pikë më dramatike, debati e politika tek ne po kthehet në një “Lindje të Mesme” në diskurs e aksion.

Kjo jo vetëm në një afsh të frikshëm diskutimesh pa lidhje në panelet e darkës për zhvillimet në rajonin më të ndezur të botës për momentin, por edhe për mënyrën e formën e debatit.

Ku frikshëm po importohen klishetë ekstreme si antisemite apo të kundërta, përfaqësuesit e tyre përleshen në rrjete, a thua se kemi të bëjmë me një debat jetik që na përket neve si interes apo aspiratë.

E pikërisht, mënyra Midle-East e të bërit politikë, e ka kthyer politikën dhe debatin publik, në një klishe të frikshme me ëngjëj nga njëra anë e djaj nga tjetra, për t’u përmbysur nga pala kundërshtare. Ku argumenti, diskutimi, rrugët e mesme dhe bashkëjetesa normale, po vijnë gjithnjë e më shumë të harrohen.

Duke bllokuar ekzistencën e një shtrati shoqëror normal, ku sundon racionaliteti dhe e drejta e opinionit të gjithkujt. Ku kundërshtimi bëhet me argumente e jo me sharje e etiketime.

Për të ardhur në thelbin e këtij diskutimi; një nga arsyet e mungesës së një rotacioni politik, por jo vetëm, apo vijimit të status quo-së, është piëkrisht mendimi ekstrem “alla pan-arab” në politikën e opozitës që humbi zgjedhjet në vitin 2013.

Në të gjitha betejat që kjo opozitë, së bashku me establishmentin dhe enturazhin e vet mediatik ka bërë, ka pasur një qëllim: të rrëzojë Edi Ramën. Legjitimitetin qeverisës të së cilit nuk e ka njohur kurrë politikisht, edhe pse ka bashkëjetuar me zor, me synimin për ta marrë pushtetin në negociatë pasi ta rrëzonte.

Një koncept i njëjtë me logjikën e vendeve arabe që nuk e njohën kurrë Izraelin, por kanë dashur dhe kërkuar asgjësimin e tij. Duke sjellë kështu në tryezë, në debat, në diskutim, dy alternativa; të dyja të këqija, e kështu zgjedhja ishte përgjithësisht tek e keqja më e vogël.

Pikërisht ky mentalitet është fëmija e konceptit ekstrem të “rrëzimit” apo “asgjësimit” të kundërshtarit. Jo kompetivitetit politik normal dhe garës dialektike politike dhe mediatike në opinion.

Lexo edhe :  Opozita (e vjetër dhe e re) dështoi keqazi me pjesëmarrjen në këto zgjedhje!

Në Europën e sotme, ne kemi raste pafund të qeverisjes së përbashkët dhe normale të kundërshtarëve politike, siç janë kristiandemokratët dhe socialdemokratët në Gjermani për disa mandate(edhe sot). Kemi koalicione të majta me parti ekstreme të djathte, apo anasjelltas siç ka ndodhur në Greqi që në kohën e Micotaqisit të vjetër e me radhë e me radhë. Kemi qeveri teknokratësh në Itali që janë mbështetur nga i gjithë spektri politik majtas e djathtas, vetëm e vetëm që të stabilizohej vendi. Në Izrael, formula e qeverisë së unitetit kombëtar është e zakonshme sa herë vendi kërcënohet nga një rrezik i jashtëm apo luftë.

Ka gjasa se nëse opozita, në vitin 2013 nuk do të kundërshtonte planin amerikan për armët kimike të Sirisë, do të merrte pjesë në reformën administrative të bashkive në 2014, e sidomos do të ishte bashkëautore e Reformës në Drejtësi në 2016, duke mos u kthyer kundërshtare, sot do të flisnim ndryshe.

Po përse ka ndodhur kjo? Sepse synimi ka qenë objektivi ekstrem: ta shkatërrojmë kundërshtarin, ta deklasojmë, duke hapur kështu mundësinë e një trazire, ku ose do të prevalonte pala tjetër, ose do të bëhej një negociatë për “ndarjen e tortës” apo “rendin e ri” në vend.

Si gjithmonë, nëse përdoret arma finale në fillim, efekti kryesor është kompaktësimi i kundërshtarit, grumbullimin e tij përrreth lidershipit, si në falangat maqedonase, që i kthen këto kuadrate në armë të pathyeshme.

Ndërkohë, mos demonizimi i kundërshtarit, mungesa e etiketimit të zërave që nuk të vijnë pas mides, por thjesht përballja në debat me argumente, e krijon dhe e forcon shoqërinë. E nga ana tjetër dobëson kuadratet luftarake, sepse në fund të fundit, kushdo që të qeverisë në vend, nuk se ndryshon shumë. Ajo që ka rëndësi është mënyra sesi i përqasesh opinionit kundërshtar apo rival.

Që ai të mos e konsiderojnë dramë ndryshimin, tragjedi qoftë personale apo familjare rrotacionin. Por një zhvillim dialektik siç ndodh në Europë.

Sepse kush kërkon luftën për të dalë mbi krye e për të fituar, ka mbjellë erën, e cila më pas do të sjellë furtunën. E cila nuk pyet por i merr të gjithë përpara. Etapa që Shqipëria i ka kaluar së paku 3 herë në këto 34 vjet. Ndaj dhe jemi këtu. m.p.

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV