Katari hedh kandidaturën për Botërorin e Klubeve 2029

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Katari ka shprehur interes për të pritur Kupën e Botës për Klube 2029. Ashtu siç organizoi Botërorin e kombëtareve në vitin 2022, edhe për këtë turne ka hedhur kanidaturën për ta zhvilluar në tokën e saj dhe detyrimisht në stinën e dimrit, për shkak të temperaturave të larta.

Sipas “The Guardian”, zyrtarët e Katarit kanë zhvilluar tashmë diskutime me zyrtarë të lartë të FIFA-s gjatë edicionit aktual në Shtetet e Bashkuara, duke shprehur dëshirën e tyre për ta zhvilluar Kupën e Botës në Lindjen e Mesme pas katër vitesh.

Nëntë stadiumet e ndërtuara për Kupën e Botës 2022 në Katar janë ende në vend, me gjashtë prej tyre që përdoren rregullisht për të pritur ndeshjet e kampionatit arab.

Të gjitha mund të përdoren për të minimizuar kostot e organizimit dhe udhëtimet e tifozëve. Zhvendosja e këtij turneu në Katar dhe në periudhën e dimrit mbi të gjitha mund të kundërshtohej fuqimisht nga ligat evropiane. Megjithatë, klubet mund të kenë një mendim të ndryshëm, duke pasur parasysh shpërblimet financiare me FIFA-n që ka caktuar një fond prej 1 miliard dollarësh për këtë edicion dhe me shumë gjasa do të ofrojë shpërblime edhe më të mëdha për edicionin e dytë.

Katari është vendi i katërt që deklaron zyrtarisht dëshirën për të organizuar Botërorin për Klube, pasi Spanja, Maroku dhe Brazili kishin shprehur fillimisht kandidaturën e tyre për të pritur turneun ku marrin pjesë gjigantë të futbollit botëror./e.t

Të fundit

Zelensky: Rusia po e ndërlikon përfundimin e luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se refuzimi i vazhdueshëm i Rusisë për të pranuar një armëpushim po e...

“Dead Ringers”, një udhëtim i errët në labirintin e ndërgjegjes

Nga Leonard Veizi Një klinikë sterile, një sekret i errët. Në Toronto-n e ftohtë dhe të përmbajtur, pas mureve sterile të një klinike moderne fertiliteti, dy...

Zgjerohet sipërfaqja e zjarreve në Parkun e Gërmenjit, në terren 65 forca

Situata e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjit paraqitet disi më e qetë dhe nuk ka shumë vatra të reja të zjarrit, por sipërfaqja...

Aksident në autostradën Levan–Vlorë, përplasen disa automjete

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja. Në aksident janë përfshirë disa automjete, duke...

Tragjedia e Piter Fekter, një vdekje që tronditi Berlinin

Nga Leonard Veizi Muri i Berlinit ishte një plagë e hapur në zemër të Evropës, një ndarje e përgjakur mes dy botëve, ku betoni dhe...

Lajme të tjera

Web TV