Kërkon pafajësinë në Apelin e GJKKO, shtyhet për më 11 korrik seanca për Vangjush Dakon!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shtyhet për të disatën herë seanca në Apelin e Posaçëm Antikorrupsion për ish-kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako.

Ky i fundit nuk është paraqitur në Gjykatë, por është përfaqësuar nga avokati i tij Kamerion Salillari. Ndryshe nga seancat e mëparshme Dako ka dërguar për ta mbrojtur një tjetër avokat, duke revokuar tagrin e mbrojtjes që kishte deri më sot Petrit Ismaili. Ky ka shërbyer si një nga shkaqet për shtyrjen e seancës, pasi mbrojtja kërkoi kohë të njihet me aktet.

Përfaqësuesi i SPAK Sotir Kllapi tha:

“Ky proces është ngritur nga ankimi i të pandehurit dhe duhet të kemi parasysh që gjykimi në Apel ka disa afate të përcaktuar në ligj. Sa i takon avokatëve të tjerë që mungojnë e shikojmë të pajustifikuar”.

Trupa gjykuese vendosi që seanca e radhës të mbahet më 11 korrik, në orën 13:00

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë e gjeti fajtor ish-kryetarin e Bashkisë Durrës, Vangjush Dako për shpërdorim detyre në dy raste dhe e dënoi atë me 2 vjet e 8 muaj heqje lirie. Po ashtu, u caktua dhe dënimi plotësues për heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhë prej 5 vitesh.

Tre të pandehurit e tjerë të akuzuar për falsifikim dokumentesh u dënuan me nga dy vjet burgim, por masat ndëshkimore u pezulluan dhe u vendosën në shërbim prove. Dako i cili prej shkurtit të 2024 ndodhet në arrest shtëpie e ankimoi këtë vendim, në Apel, duke kërkuar pafajësi.

Dako u hetua nga SPAK për veprime në kundërshtim me kompetencat e kryetarit të bashkisë në miratimin e lejes së ndërtimit në favor të shoqërisë ‘Fakle sh.p.k’, pasi ai dhe vartësit e tij i përpiluan dokumentet dy vjet pasi ndërtimi kishte përfunduar dhe banorët banonin në pallatin në fjalë.

Lexo edhe :  Aksidenti në Tiranë, taksia përplaset me kangjellat te Ambasada Amerikane

Hetimi arrin në përfundimin se është bërë legalizimi i një objekti shumëkatësh, të ndërtuar pa leje, ndërkohë që dhe vetë ndërtimi nuk është bërë sipas projektit të paraqitur nga ndërtuesi dhe të miratuar nga bashkia. Fakti i dytë penal për të cilin prokuroria akuzon Dakon ka të bëjë me një procedurë prokurimi, për shërbim konsulence, sigurimin e një projekti të quajtur “Projektim zbatim për Promenadën Bregdetare dhe Plazhin publik nga Bërryli deri në Currila”.

Sipas SPAK, komisioni i ngritur me urdhër të Dakos, ka kryer gabim llogaritjen e fondit limit, me një vlerë gati dhjetë herë më shumë se ajo që duhet të llogaritej në bazë të Vendimit të Këshillit të Ministrave.

Prokuroria evidentoi gjatë konkluzioneve përfundimtare se megjithëse dëmet financiare ishin konstatuar nga dy institucione dhe iu bënë me dije Bashkisë së Durrësit, pagesat vijuan. Dako u arrestua më 6 qershor 2023, por u lirua nga qelia tetë muaj më vonë pasi SPAK nuk arriti të përfundojë hetimet e caktuara nga gjykata brenda afateve./kb

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV