Plas sërish sherri me Trump, Musk: Jetojmë në vendin e partisë së derrave të fëlliqur!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shefi i X dhe Tesla, Elon Musk, ka bërë thirrje për themelimin e një partie të re në SHBA, që sipas tij do kujdeset vërtet për njerëzit.

Përmes një postimi në rrjetin e tij social X, ai ka kritikuar sërish projektligjin e administratës Trump, që u bë mollë sherri mes tij dhe presidentit amerikan dhe çoi në përplasje të forta mes dikur ish-aleatëve të ngushtë.

Musk shkruan se projektligji në fjalë do rritë kufirin e borxhit në shifrën e paparë 5 trilionë dollarë dhe kjo ndodh pasi amerikanë jetojnë në vendin e “partisë së derrave të këqinj”.

“Është e qartë me shpenzimet marramendëse të këtij projektligji, i cili rrit kufirin e borxhit me një rekord prej PESË TRILIONË DOLLARËSH, se jetojmë në një vend me një parti – PARTIA E DERRAVE TË KËQIJ! Koha për një parti të re politike që kujdeset vërtet për njerëzit”, shkruan Musk.

Donald Trump u përgjigj me kërcënimin se “ndoshta ai (Musk) duhet të shkojë në shtëpi në Afrikën e Jugut”.

“Elon ndoshta duhet ta mbyllë biznesin e tij dhe të kthehet në atdheun e tij, Afrikën e Jugut”, tha Trump.

“Elon Musk e dinte, shumë kohë para se të më mbështeste me kaq forcë për presidencën, se unë isha kundër fuqimisht makinave elektrike të detyrueshme. Është qesharake dhe gjithmonë ka qenë një pjesë e madhe e fushatës sime. Makinat elektrike janë në rregull, por jo të gjithë duhet të detyrohen të blejnë një të tillë”, vijoi presidenti amerikan.

“Elon mund të marrë më shumë subvencione se çdo person tjetër në histori, dhe pa subvencione, Elon ndoshta duhet ta mbyllë biznesin e tij dhe të kthehet në atdheun e tij, Afrikën e Jugut.

Lexo edhe :  Në Gazë raportohet për 62 të vrarë nga forcat izraelite

Nuk do të ketë më lëshime raketash, satelitësh apo prodhim makinash elektrike, dhe vendi ynë do të kursejë pasuri. Ndoshta duhet t’i kërkojmë DOGE-it ta marrë seriozisht në konsideratë këtë? DO TË KURSEJË SHUMË PARA!!!”, përfundoi presidenti amerikan postimin e tij./kb

Të fundit

Lajmi i fundit: Serbët bllokojnë rrugën drejt kufirit në Merdare

Autoritetet serbe kanë bllokuar pikë kalimin kufitar në Merdare nga ana e Serbisë, që nga ora 18:00, ku edhe...

Vapa në Itali, një grua humb jetën, turistja humb ndjenjat në Duomo

Emergjenca nga i nxehti rekord po shkakton pasoja dramatike në disa qytete italiane. Në Bagheria, pranë Palermos, një 53-vjeçare me probleme kardiake u rrëzua...

Avokati ‘shpërthen’ ashpër ndaj Berishës: Saliut po i vjen fundi, zvarritja po i shërben

Zvarritja e procesit për aferën Partizani për avokatin Idajet Beqiri, janë në interes të Sali Berishës. I ftuar ditën e sotme në një emision...

Korçë, dy aksidente brenda pak minutash! Plagosen 4 persona

Dy aksidente kanë ndodhur brenda pak minutash në Korçë. Mësohet se në fshatin Bitinckë, në hyrje të Bilishtit, janë përplasur dy automjete dhe për...

VIDEO: Indinjatë botërore për veprimin e ruses në kopshtin zoologjik

Ajo quhet Anastasia Luchkina dhe është bërë virale. Jo për mirë. Përkundrazi, për shumë keq. Profesionistja e MMA është ruse dhe ka bërë një...

Lajme të tjera

Web TV