“Rinumërimi u bë sipas oreksit të KQZ, refuzuan videot që kërkuam”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ilir Alimehmeti nuk është i kënaqur as me procesin e rinumërimit të votave në qarkun e Tiranës, edhe përse ishte një nga kërkuesit që kjo gjë të realizohej në kuadër të transparencës.

I ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN, Alimehmeti u shpreh se KQZ e bëri rinumërimin si donte vetë dhe nuk pranoi të merrte për bazë videot e saj, nga të cilat ai në cilësinë e kandidatit bëri dhe kërkesën për rivlerësim.

“Rinumërimi si u bë nga KQZ dhe si u vendos nga KAS nuk u bë si kërkuam ne. Kërkesa ime u hodh poshtë nga KAS dhe Kolegji, duhet të pyesni këto organe se përse. Nuk kanë dashur qëllimisht të shihen videot pasi atyre zbulohet çfarë është bërë. Bëhet fjalë për kamerat e KQZ dhe ajo nuk dëshiroi të hapte videot, por kutitë.

Videot i hodhi poshtë dhe pranoi kërkesën e subjektit politik. Ishim të qartë që nuk do të prodhonin gjë. KQZ nuk hyri në rrënjën e manipulimit, nuk shkoi te videoja. Ne ia kishim ofruar si kampion dhe nuk pranuan. Ata bën çfarë deshën vetë dhe jo çfarë kërkuam ne. Baza e provës përbëhet nga video e KQZ, ne atë kemi parë. Nëse këtë video nuk e përdor më, atëherë nënkupton që po mbron manipulimin”, tha Alimehmeti. m.p.

Të fundit

Penallti e humbur dhe gol në shtesë, Partizani eliminohet nga Europa

Partizani është eliminuar nga Conference League pasi u mposht mbrëmjen e sotme nga Kalju me rezultatin 1-0. Një gol...

Bushati për sherrin Lapaj-Shabani: Më të gëzuarit, Rama e Berisha

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ka folur për përplasjen në koalicionin Nisma Shqipëria Bëhet, ku Lapaj dhe...

Trump me probleme! Çfarë fshihet pas këmbëve të fryera?

Donald Trump është diagnostikuar me pamjaftueshmëri kronike venoze, një çrregullim i zakonshëm që ndikon në qarkullimin e gjakut në këmbë, bëri të ditur Shtëpia...

Këlliçi: “Rama ka kthyer Shqipërinë në pazar të gjësë së gjallë”

Belind Këlliçi, drejtuesi politik i Partisë Demokratike në Tiranë, ka ngritur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar atë si një...

“Lulzim Basha ishte ministër i Ramës për opozitën”

Belind Këlliçi ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar atë një ministër shtetit për opozitën të...

Lajme të tjera

Web TV