U bllokua nga serbët, rihapet rruga në pikën kufitare në Merdarë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Rruga në pikën kufitare Merdarë është rihapur për qarkullim, pas përfundimit të bllokadës së përkohshme nga qytetarët në territorin e Serbisë.

Qendra e Menaxhimit Kufitar të Kosovës njoftoi se rruga që çon në pikën kufitare në Merdare nga Serbia, u bllokua nga qytetarët serbë pasditen e sotme.

“Bazuar në informatat e pranuara, sot me datë: 01.07.2025, me fillim nga ora 18:00, rruga e cila shpien në PKK Merdarë nga Serbia do të jetë e bllokuar nga qytetarët serbë të cilët do të pamundësojnë kalimin e lire”, thuhet në njoftimin e QKMK-së.

Autoritetet udhëzuan që pika kufitare të evitohej. Ndërkohë nuk sqarohet ende arsyeja e bllokimit të kësaj pike.

“Me qëllim të evitimit të kësaj rruge dhe pengesave në rrugë që shpiejnë në PKK Merdare, inkurajojmë udhëtarët që të shfrytëzojnë PKK tjera, deri në njoftimin tjetër’, thuhet në njoftim. m.p.

Të fundit

Ligj i ri në Britani: Kriminelët e huaj do të deportohen menjëherë pas vendimit

Shumica e kriminelëve të huaj të dënuar nga gjykatat britanike do të deportohen menjëherë, në vend që të vuajnë...

11 gusht 1934 – U hap burgu federal i njohur me emrin Alkatraz

Një simbol i frikës, izolimit dhe dështimit të rehabilitimit Më 11 gusht 1934, në zemër të Gjirit të San Franciskos, mbi një ishull të vogël...

Horoskopi ditor, 11 Gusht 2025

Dashi Pas një periudhe paksa delikate dhe te paqëndrueshme për jetën tuaj ne çift, me ne fund do e stabilizoni situatën. Do jeni me te...

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut, zonë që ndan Khan Younisin...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Lajme të tjera

Web TV