“Arrest me burg” për babain monstër në Fier! Zbardhet ekspertiza

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Fierit ka caktuar masën e “arrestit me burg” ndaj 36 vjeçarit me iniciale Z.M, që akuzohet se ka abuzuar seksualisht me vajzën e tij të mitur.

Siç raportohet, pas ekspertizës mjeko-ligjore rezulton se 12 vjeçarja është abuzuar disa herë, çka përforcon akuzat ndaj të dyshuarit.

Në fazën e hetimeve paraprake, Meta ka pranuar ngjarjen gjatë marrjes në pyetje si person nën hetim. Në seancën e sotme, ai nuk ka folur, por ka tundur kokën në shenjë pohimi kur u pyet për akuzat.

Ndaj 36-vjeçarit rëndon akuza për marrëdhënie seksuale me të mitur, vepër që dënohet rëndë nga Kodi Penal.

Hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vijojnë.

Kujtojmë që një ditë më parë, para uniformave blu, babai i 7 fëmijëve ka pranuar se ka kryer abuzimin vetëm një herë, ndërsa hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak ditë më parë në fshatin Sheqishte në Patos, ku vajza e mitur ishte larguar nga banesa e saj dhe kishte shkuar tek fqinji pasi dyshohet se ishte përdhunuar nga i ati.

Rrëfimi i nënës

Sipas nënës, vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5-vjeçare, por thotë se nuk ishte në dijeni ndërsa tregon se vajza kishte sjellje agresive, dhe nuk i kishte treguar askujt për këtë ngjarje të rëndë.

“Jam nënë e 7 fëmijë 5 djem 2 vajza. Në orën 4 më njofton vajza e dytë që vajza e madhe ka ikur nga shtëpia. Njoftova policinë, policia gjeti vajzën dhe vajza kishte treguar që babai e kishte përdhunuar. Vajza i ka treguar të gjitha, është vetëm 12 vjeçe.

Nuk kisha kuptuar asgjë, vajza nuk më kishte thënën asgjë. Vetëm e shihja të acaruar dhe zihej me vëllezërit e motrat. Kishte kaluar në depresion derisa u detyrua të largohej nga banesa.

Lexo edhe :  Theth, 33 vjeçari bën “shoshë” makinën! Policia niset me urgjencë

Kishte shkuar tek një fqinjë, e cila e kishte ushqyer dhe më vonë kishin njoftuar policinë.

Vajza kishte deklaruar se kjo nuk ishte hera e parë që babai e përdhunonte. Vajzën ma ka marrë shteti ma ka çuar për rehabilitim se ka kaluar në depresion. Ajo tha se e kishte përdhunuar që 5 vjeç. Një njeri që përdhunon fëmijën, të marrë dënimin maksimal të kalbet në burg, Unë nuk e dua. Do bëhem e fortë për fëmijët e mi. Nuk kisha kuptuar asgjë. Në sytë e mi nuk bënte kurrë asgjë”, tha ajo./kb

Të fundit

Hamas i hapur për armëpushim, por Netanyahu thotë se…

Hamasi dhe Izraeli shprehën qëndrimet e tyre të mërkurën në prag të bisedimeve mbi thirrjen e Uashingtonit për armëpushim...

Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve,...

“Rama dhe Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK-un, por…”

Gazetari Poli Hoxha sot ndau mendimin se tani as Rama dhe as Berisha nuk e kontrollojnë dot SPAK, por informacionet i disponojnë. Sipas tij,...

Shqiptari që u vra nga italiani gjatë grabitjes, gruaja bën dedikimin prekës

Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari...

Nis krisja e Rusisë me Serbinë, gjërat po bëhen thuajse zyrtare

Serbia dhe Rusia po përjetojnë një thyerje të miqësisë së vjetër mes tyre. Ky fakt është vënë re nga politikanë por edhe analistë rus. I...

Lajme të tjera

Web TV