Ditët e nxehta të verës, Policia Bashkiake shpërndan ujë për qytetarët në Shkodër

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Që prej qershorit vendi ynë është përfshirë nga i nxehti përvëlues, ku dita e sotme shënoi kulmin e saj me temperatura ekstreme.

Kështu në këto ditë të nxehta të verës Policia Bashkiake e Shkodrës ka shpërndarë shishe me ujë për të gjithë qytetarët.

“Një gjest sa human aq edhe sensibilizues për të gjithë. Efektivët e Policisë Bashkiake pranë banorëve të Shkodrës, duke u shpërndarë ujë për t’u bërë ballë temperaturave ekstreme. Mirënjohje për shembullin që përcjellin”, shkroi kryebashkiaku Benet Beci në rrjetet sociale.

Kujtojmë se në këto ditë të nxehta Ministria e Shëndetësisë ka bërë apel të gjithë qytetarëve që të shmangin daljet në orët e pikut, veçanërisht fëmijët dhe të moshuarit.

Mjekët u bëjnë thirrje gjithashtu qytetarëve të jenë të kujdesshëm, të qëndrojnë në mjedise të freskëta, të pinë sa më shumë ujë, të ushqehen shëndetshëm me fruta dhe perime, të vishen lehtë, të përdorin kapele, syze dielli apo kremra mbrojtës./e.t

 

Të fundit

“Bankers” mashtroi për të marrë para, Prokuroria: Janë përfituar 244 milionë lekë

Raporti voluminoz i Prokurorisë së Fierit, e cila po diskuton për t’ia kaluar dosjen SPAK, evidenton shkelje të tjera...

J.D Vance i fiksuar me UFO-t: Dua të di ç’po ndodh vërtet!

Nga Chiara Buratti, Corriere della Sera Zëvendëspresidenti i SHBA-së po i referohet pamjeve në New Jersey dhe New York nëntorin e kaluar, kur avionë të...

Tarifa e Trump për Shqipërinë? Eksportuesit: Mund të jetë një mundësi e artë!

Nga data 7 gusht, çdo produkt që prodhohet në vendin tonë dhe eksportohet drejt tregut amerikan do të paguajë taksë 10%. Vendimi i paralajmëruar...

Çmendet moti, breshër sa një top ping-pongu në Rimini të Italisë! (VIDEO)

Teksa pjesa më e madhe e botës vuan temperaturat e latrta dhe vapën ekstreme që shpesh sjell fatalitete, disa pjesë të tjera përjetojnë momente...

Shqiptari hyn ilegalisht në Itali dhe merr peng ish-gruan dhe 2 fëmijët e mitur!

Një grua dhe dy fëmijët e saj të mbajtur peng në Umbria që nga e mërkura e kaluar (30 korrik) u liruan pas një...

Lajme të tjera

Web TV