“Do pezullojmë totalisht AKU”/ Paralajmëron Rama: Më shumë bën dëm se sa rregullon

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në fjalën e tij në mbylljen e ditës së parë të dialogut për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural, Kryeministri Edi Rama kërkoi që të nxirret urdhri i pezullimit të veprimtarisë së AKU-së, pasi më shumë bën dëm se rregullon.

Kreu i qeverisë tha më tej se duhet ngritur një komision i posaçme për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-së dhe procesi i bashkimit të atyre inspektorateve të ndryshme që është vendosur më ligj, duhet të kalojë nga një proces i seleksonimit të burimeve njerëzore që do merren me inspektim.

Gjithashtu, ai propozoi se në komision duhet të ftohet edhe Universiteti Bujqësor i Tiranës për të bërë një vlerësim serioz të burimeve njerëzore të AKU-së.

Edi Rama: “Duhet menjëherë të pezullohet veprimtaria e AKU-së. AKU-ja duhet ndaluar me urgjencë që të vazhdoje të veprojë sepse me shumë se sa mirë bën dëm. Duhet pezulluar, duhet ngritur një komision i posaçme për të marrë në analizë të gjitha burimet njerëzore të AKU-së dhe procesi i bashkimit të atyre inspektorateve të ndryshme që është vendosur më ligj, duhet të kalojë nga një proces i seleksonimit të burimeve njerëzore që do merren me inspektim,.

Këtu në komision duhet të jetë pjesë, duhet të ftohet Universiteti Bujqësor i Tiranës për të bërë një vlerësim serioz të burimeve njerëzore të AKU-së. AKU-ja është shqetësimi më i madhi, në vend që të jetë partneri më i i rëndësishëm, është shqetësimi i sipërmarrësve që janë në sektorin e bujqësisë, por është shqetësim edhe për të gjithë restorantet, kafenetë dhe pikat e tregtimit, sepse më shumë se sa bën mirë bën dëm….”/e.t

Të fundit

Veliaj: Emrat e rrugëve, kujtesë për brezin e ardhshëm

Tirana, prej vitesh, ka bërë pjesë të hartës së saj emra personalitetesh që kanë kontribuar në mënyrë domethënëse në...

E çuditshme! Bayern e refuzon lojtari i katërt brenda muajit. Këtë herë një japonez!

Bayern merr refuzimin e radhës. Sikur të mos mjaftonin Florian Wirtz, Nico Williams dhe Luis Diaz, kampionët e Gjermanisë morën së fundmi edhe një...

VIDEO: Yjet e Barcelonës shijojnë pushimet, shfaqen në jaht me disa modele

Pas një sezoni të gjatë dhe intensiv, lojtarët e Barcelonës po relaksohen në bregdet, duke shijuar pushimet verore. Disa prej tyre janë parë në...

“Anëtarësimi i Ukrainës në BE shkatërron ekonominë e Europës”

Kryeministri hungarez Viktor Orban ka paralajmëruar se anëtarësimi i Ukrainës në BE do të shkatërronte ekonominë si të bllokut ashtu edhe të vendit të...

Të shtëna me armë zjarri në Durrës, dyshime për të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pasditen e sotme në Durrës, në zonën e Shkafanës, ku raportohet se një 30-vjeçar ka mbetur i...

Lajme të tjera

Web TV