Fund i epokës! Familja Berlusconi shet AC Monza pas 7 vitesh, ja kush e mori klubin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas gati shtatë vitesh, epoka Berlusconi te AC Monza ka marrë fund. Familja Berlusconi ka finalizuar marrëveshjen për shitjen e klubit te fondi amerikan Beckett Layne Ventures, me seli në Larchmont, New York.

Sipas agjencisë ANSA, operacioni është ndarë në dy faza. Fillimisht transferohen 80% e aksioneve, ndërsa 20% e mbetur do të kalojë pas 12 muajsh. Vlera totale e marrëveshjes arrin në rreth 30 milionë euro, duke përfshirë edhe disa bonuse të paracaktuara.

Nga ëndrra në realitet, trashëgimia e Berlusconit

Ishte 28 shtatori 2018 kur Silvio Berlusconi vendosi të rikthehej në futboll, pas largimit nga Milani, duke blerë klubin modest të Monzës. Me vizionin dhe investimet e tij, Monza u transformua nga një ekip i Serie C në një skuadër që u ngjit për herë të parë në histori në Serie A. Një arritje historike që u pa si kulmi i një ëndrre të re futbollistike për “Kavalierin”.

Por pas ndarjes nga jeta të Berlusconit në vitin 2023, filloi edhe rënia sportive. Monza nuk arriti të ruajë statusin elitar dhe ra në Serie B, çka shtyu familjen të marrë vendimin për t’u tërhequr nga projekti.

“Me vdekjen e Silvios, i cili ishte qendra e këtij projekti dhe pas shumë investimeve për një ëndërr, familja po kërkon një grup të besueshëm për të garantuar të ardhmen e klubit”, u shpreh Paolo Berlusconi, president nderi i klubit, duke konfirmuar zyrtarisht largimin nga skena.

Një epokë e re amerikane

Tani Monza nis një kapitull të ri nën drejtimin e Beckett Layne Ventures, një fond investimi amerikan me interesa të shumta në sport dhe teknologji. Mbetet për t’u parë se cilat do të jenë ambiciet dhe planet afatgjata të pronarëve të rinj për rikthimin e Monzës në elitën e futbollit italian.

Lexo edhe :  Përmbysje në Letoni, Vllaznia kalon në raundin e dytë të Conference League
/e.t

Të fundit

“Lulzim Basha ishte ministër i Ramës për opozitën”

Belind Këlliçi ka lëshuar akuza të ashpra ndaj ish-kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e cilësuar atë një...

Gjermania dhe Britania nënshkruajnë traktatin e ri të mbrojtjes

Kryeministri britanik Sir Keir Starmer ka folur pas nënshkrimit të një traktati të ri mbrojtës me kancelarin gjerman Friedrich Merz. Sipas mediave të huaja, Starmer...

Aksident në Gramsh, makina del nga rruga, plagosen 3 persona

Një aksident me pasojë plagosjen e tre personave ka ndodhur në Sotirë të Gramshit. Fuoristrada në të cilën udhëtonin tre personat ka dalë nga...

Konflikti i pronësisë, gruaja nga Lezha i hedh kundërshtares vaj makine në fytyrë

Një konflikt pronësie i pa zgjidhur nga organet shtetërore ka futur në sherr familjet në Dajç të Lezhës. Madje, një qytetare i ka hedhur kundërshtares...

Jennifer Lopez heq dorë nga martesa: E kam provuar disa herë dhe…

Të martën, më 15 korrik, këngëtarja e njohur Jennifer Lopez ka qënë duke performuar në koncertin e saj në Spanjë pjesë e turneut të...

Lajme të tjera

Web TV