Gjermania i tregon vendin Serbisë: Mjaft u ankuat për Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjermania i tregon vendin Serbisë, pas ankesave të shumta në drejtim të Kosovës. Ambasada e qeverisë së Berlinit në Prishtinë, kritikoi ashpër Beogradin sepse nuk po i trajton me seriozitet kërkesat për ndjekjen penale të personave përgjegjës për sulmin terrorist në Banjskë.

Madje përfaqësia diplomatike përmend një shprehje gjermane që simbolikisht fton shtetin serb të bëjë detyrat e caktuara, përpara se të kritikojë veprimet e Kosovës.

“Fakti që udhëheqësi i vetëpranuar i atij sulmi, serbi i Kosovës dhe ish-nënpresidenti i Listës Srpska, zoti Radoiçiç, ka pranuar përgjegjësinë publikisht, por vazhdon të lëvizë lirshëm në territorin serb, dobëson thellësisht përpjekjet për ndërtimin e besimit dhe përgjegjshmërisë në rajon. Në gjermanisht themi, ‘së pari pastroni para derës suaj’. E përshtatur për situatën aktuale, kjo fjalë e urtë na kujton se duhet të rregulloni shtëpinë tuaj para se të akuzoni vazhdimisht Kosovën për vendimet e saj”, thuhet në reagimin e ambasadës.

Personat e akuzuar për sulmin terrorist më 24 shtator, 2023, u panë më 28 qershor në Parkun e Pionierëve në Beograd, përballë zyrës së presidentit serb, Aleksandar Vuçiç. Reagimi i ambasadës vjen ndaj letrës se fundit të kryenegociatorit serb për dialogun, Petar Petkoviç, ku ai i bën thirrje Bashkimit Europian, Shteteve Anëtare dhe palëve të tjera të ndalojnë atë që e përshkruan si “veprimet përshkallëzuese të Prishtinës”, konkretisht ndërtimin e dy urave shtesë mbi lumin Ibër në Mitrovicë.

Përfaqësia diplomatike kritikon dhe qeverinë e Kosovës për urat mbi Ibër duke cilësuar këtë iniciativë si “veprim përshkallëzues”. Megjithatë, sipas ambasadës, thirrjet për ulje të tensioneve duhet të zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjitha palët. m.p.

Të fundit

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Grabitën vilën e Brad Pitt, arrestohen katër të miturit

Policia e Los Angelesit ka arrestuar katër persona të dyshuar për thyerjen dhe grabitjen e shtëpisë së aktorit të famshëm, Brad Pitt. Autoritetet dyshojnë...

Përse SHBA po kalon defiçitin më të madh në histori?

Edhe pse të ardhurat nga doganat janë katërfishuar për shkak të tarifave të reja, shpenzimet rekord për përfitime sociale, kujdes shëndetësor dhe interesin e...

Lajme të tjera

Web TV