Mijëra vota, asnjë mandat; gratë humbën vendin në Kuvend

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në këto zgjedhje të fundit, sistemi i votës preferenciale solli një realitet të hidhur, gra dhe vajza që grumbulluan vota me besimin e qytetarëve, nuk gjetën vend në Kuvend. Një nga këto është Edona Bilali në Shkodër, e cila mbeti jashtë kuvendit për shkak se partia nuk arriti të merrte mandat pertej listës së sigurt, pavarësisht se ishte kandidatja më e votuar e Partisë Socialiste në Shkodër dhe dyta kandidate e me votuar ne rang vendi mes grave socialiste.

Në Shkodër, PD fitoi pesë mandate, PS katër dhe PSD dy, nga të cilat vetëm PD-ja arriti të plasojë një deputet përmes listës së hapur, Bardh Spahia, me 9 414 vota. Përkundër votave të shumta që Bilali mori, në listën e hapur të PS nuk u fut asnjë emër, duke e lënë atë jashtë parlamentit së bashku me Frrok Gjinin. Ndërsa PD-ja përfitonte nga renditja dhe numrat, PS-ja, megjithëse me vota të forta preferenciale, mbeti pa asnjë vend nga zgjedhësit dhe jo partiakët.

Dhe e njëjta tablo u ringrit edhe në Tiranë. Partia Socialiste siguroi 19 mandate, shtatë prej tyre nga lista e hapur. Fitues të këtyre vendeve u shpallën Blendi Gonxhja, Fatmir Xhafaj, Erion Braçe dhe lista vijoi deri te Anila Denaj, Ervin Hoxha e të tjerë. Por emra me ndikim të madh publik dhe me vota të larta preferenciale si Blerina Gjylameti, Mimi Kodheli, Etilda Gjonaj, dhe Pandeli Majko mbetën jashtë për shkak të numrit të limiteve që i rezervonin listat e hapura dhe hierarkisë brenda partive.

Ky fenomen shfaq një model të përsëritur,sistemi i listës së hapur, i kombinuar me formulat e ndarjes së mandateve, shpesh i lë jashtë Kuvendit kandidatë me vota të forta personale sidomos gra, edhe pse votohen masivisht. Partitë e mëdha përcaktojnë qëndrimet dhe renditjen, duke e reduktuar ndikimin e votës preferenciale nga qytetarët.

Lexo edhe :  Veliaj: Asnjë shkelje në 2 vjet ministër dhe 10 vjet kryetar bashkie! Akuza ‘fletërrufe’

Duket qartë se, pavarësisht besimit të votuesve, vota preferenciale nuk është domosdoshmërisht e mjaftueshme për të siguruar një mandat një skenar që ndihmon partinë më shumë sesa individët brenda saj. Pavarësisht profilit publik dhe votave të shumta, sistemi i sotëm nuk dallohet si mik i barazisë gjinore apo demokracisë së drejtpërdrejtë. m.p.

Të fundit

“Jam më i mirë se Lamine Yamal”, nis sfida direkte nga Parisi

Desire Doue, beson se është më i mirë se superylli i Barcelona-s, Lamine Yamal. Francezi mbërriti në Parc des Princes...

“Ai që goditi kamarierin, fshehu aksidentin ku gruaja mbeti e paralizuar”

Një ngjarje e rëndë tronditi ditë më parë jo vetëm qytetin bregdetar të Vlorës, por gjithë opinionin publik shqiptar, ku efektivi i Policisë së...

Trump vendos tarifë 25% ndaj Indisë, për naftën ruse jep paralajmërimin!

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi më 30 korrik se do të vendosë një tarifë prej 25 për qind ndaj mallrave nga...

“Dua të shkoj vetëm te Milani”, lojtari shqiptar i jep ultimatum klubit

Telenovela Jashari-Milan duket se do të zgjasë më tepër nga sa pritet, e do të na shoqërojë përgjatë gjithë kësaj vere. Kur u duk se...

Makina përplaset me murin, dy të plagosur në Fier

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në rrugën Cakran–Gorishovë, në afërsi të fshatit Vreshtas, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe është...

Lajme të tjera

Web TV