Veronika, bashkëshortja e Rivaldo Rusit, ka shkruar mes dhimbjes për ndarjen e tij të parakohshme nga jeta. 25 vjeçari shqiptar u vra nga pronari italian i një vile, gjatë një tentative grabitje që dështoi dhe përfundoi me të plagosur e një viktimë.
“Of mo Zot ça më kë bërë me këtë humbje, më ke marr njeriun më të rëndësishëm në këtë univers. Of mor Vladi im, o bubi im, zemra ime”, ka shkruar Veronika.
Policia italiane ka arrestuar Xhuljan Kurtin i cili dyshohet se është një nga personat që tentoi të kryejë vjedhje në shtëpinë e një biznesmeni italian, bashkë me viktimën Rivaldo Rusi dhe një person tjetër, i cili është ende në kërkim.
Ata u qëlluan nga Aurelio Valiante, sepse ai dëgjoi zhurmat në oborr dhe doli menjëherë me një pushkë. Kur pa hajdutët që po iknin, ai u bëri thirrje të ndalonin, por njëri nga hajdutët ka hapur zjarr dhe pronari italian është kundërpërgjigjur. m.p.