Çfarë do të thotë vërtet “Globalizoni Intifadën”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Bret Stephens

Zohran Mamdani pati tre raste për të mohuar shprehjen “globalizoni intifadën” gjatë një interviste për fundjavë në NBC me Kristen Welker. Do të kishte qenë e lehtë, dhe politikisht e mençur, që kandidati demokrat për kryetar bashkie të Nju Jorkut të pranonte se ishte ndërgjegjësuar për kuptimin e dhunshëm të frazës dhe se kishte keqardhje që nuk e kishte hedhur poshtë më herët. Por në vend të kësaj, ai shmangu çdo herë përgjigjen, duke thënë se edhe pse vetë nuk përdor këtë frazë, nuk do të angazhohej për të “kontrolluar” gjuhën e të tjerëve.

Pra, i japim meritë Mamdanit për këtë: ka guximin e bindjeve të veta. Por tani duhet të mbajë përgjegjësi për to.

Unë isha gazetar që jetoja dhe punoja në Jeruzalem kur përjetova drejtpërdrejt se çfarë do të thotë në praktikë fjala “intifadë” – që në arabisht do të thotë “tundje” ose “çlirimi”. Sapo isha shpërngulur në një apartament në lagjen Rehavia kur, në mars të vitit 2002, kafeneja ime lokale, Café Moment, u bë objektiv i një sulmi vetëvrasës me bombë.

Gruaja ime e ardhshme – të cilën nuk e kisha njohur ende – do të ishte në atë kafene kur ndodhi shpërthimi, por ndërroi planet në minutën e fundit. Ato natë, 11 vetë u vranë dhe 54 të tjerë u plagosën. Disa anëtarë të Hamasit, të përfshirë në sulm, u arrestuan dhe më pas u liruan në një marrëveshje shkëmbimi për ushtarin izraelit të marrë peng, Gilad Shalit, në vitin 2011.

Dy javë më vonë isha në darkën e Pashkës (Seder) te një mik në Izraelin qendror kur mësuam se një sulm tjetër kishte ndodhur në një hotel në Netanja, gjatë darkës së Pashkës. Tridhjetë civilë u vranë dhe 140 u plagosën. Ndër viktimat ishin Sarah Levy-Hoffman, Clara Rosenberger dhe Frieda Britvich – të gjitha të mbijetuara nga Aushvici.

Lexo edhe :  Britania nuk mund të jetë lojtar i madh global pa folur më shumë gjuhë

Dy ditë më vonë, një tjetër sulm ndodhi në një supermarket në Jeruzalem. Dy vetë u vranë: një roje sigurie, Haim Smadar, baba i gjashtë fëmijëve, që ndaloi sulmuesin të hynte në dyqan, dhe një maturante 17-vjeçare, Rachel Levy. Rachel sot do të ishte rreth 40 vjeç, po të mos kishte qenë në vendin e gabuar, në çastin e gabuar.

Burimi: New York Times/ Përgatiti për botim: L.Veizi

Të fundit

BE dënon sulmin izraelit në spitalin në Gaza: Nuk justifikohet

Bashkimi Europian ka reaguar pas vdekjes së 5 gazetarëve ditën e djeshme në Gaza pas një sulmi me raketa...

Pse Donald Trump dëshiron të kontrollojë Rezervën Federale?

Nuk duhej tentativa e djeshme për të shkarkuar Lisa Cook nga Bordi i Guvernatorëve të Rezervës Federale, që të kuptohej se çfarë modeli qeverisjeje...

Osmani përshëndet kreun e ri të Kuvendit: Qeveria të votohet sa më shpejt

Presidentja e Republikës së Kosovë, Vjosa Osmani ka përshëndetur zgjedhjen e kreut të Kuvendit dhe nënkryetarëve të rinj, që i jep fund krizës disamujore Osmani...

Pse kaq shumë aksidente?! Policia jep shpjegimet

Qarku i Fierit rezulton më i prekuri nga aksidentet, nga të cilat vetëm gjatë këtij muaji, në 16 ngjarje, 3 persona humbën jetën dhe...

Interesat e kredive, bankat fituan rreth 18 miliardë lekë në 6 muaj

Bankat në vend fituan gati 18 miliardë lekë apo rreth 180 milionë euro në gjysmën e parë të vitit. Shuma që 11 institucionet financiare...

Lajme të tjera

Web TV