Opozita kundër Ramës për mbylljen e AKU: Një goditje e rëndë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Opozita ka kundërshtuar kryeministrin Edi Rama, për mbylljen e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU)

“Mbyllja e Agjencisë Kombëtare të Ushqimit (AKU) nga qeveria Rama përbën një grusht institucional dhe një goditje të rëndë ndaj sigurisë ushqimore në vend. Ky akt zhduk edhe formalizmin e kontrollit ushqimor, duke “legalizuar” kontrabandën, korrupsionin dhe kequshqyerjen e popullsisë shqiptare.

Kjo krijon një vakum të rrezikshëm, si në aspektin formal, ashtu edhe në atë praktik. Mbyllja e një institucioni të miratuar nga Kuvendi, veçanërisht në një periudhë dy mujore mungese të veprimtarisë së Kuvendit, është një veprim i papërgjegjshëm dhe i papranueshëm.

Qeveria Rama nuk ka dhënë asnjë shpjegim apo alternativë, duke lënë vendin pa asnjë kontroll ushqimor efektiv. Pavarësisht kritikave të ashpra që kam bërë ndaj AKU-së, kjo mbyllje është një veprim shkatërrues në të gjitha aspektet.

Vetëm një sulltan i pa përgjegjshëm, apo një drejtues i kontrolluar nga korrupsioni, mund të marrë një vendim të tillë, duke cenuar rëndë interesat dhe sigurinë e qytetarëve”, tha Tritan Shehu.

“Vandalizmi antishteteror i Rames asgjesoi AKU-në, siguria ushqimore ne mes te kater rrugeve!

Vandalizmi institucional rilindas pas 12 vjetesh ne pushtet e shpartalloi totalisht sigurine ushqimore te Shqiperise.

Korrupsioni, paaftesia, mbushja me patronazhiste dhe interesat e pista te bisneseve te lidhura me qeverine ja hengren koken AKU-se./kb

Të fundit

Afati mbaroi! Belinda Balluku: Lironi hapësirat, ose…

Ministrja e Energjetikës dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, njoftoi se duke nisur nga kjo e premte, Inspektorati i Kontrollit dhe...

Bisedat në ChatGPT po shpërndahen në Google! Kujdes me ato që pyesni

Nëse ndonjëherë keni përdorur butonin “Share” për të ndarë një bisedë tuajën me ChatGPT, ka gjasa që ajo të jetë tashmë e “gjendshme” për...

Kush abuzon me fondet evropiane, burg deri 12 vite

Për të mos u përsëritur gabimet e së shkuarës por edhe për të rritur besimin e autoriteteve të Bashkimit Evropian, qeveria kërkon të bëjë...

Itali/ Shqiptari kapet duke shpërndarë kokainë në rrugë, sulmon karabinierët

Një shtetas shqiptar 36-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga karabinierët e Peruxhias, si i dyshuar për përfshirje në një rrjet të trafikut të drogës...

Bankers pranon vendimin: Do shlyejmë detyrimet ndaj shtetit shqiptar

Kompania Bankers Petroleum ka konfirmuar zyrtarisht se do të zbatojë pa asnjë rezervë vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Arbitrazhit në lidhje me çështjen me...

Lajme të tjera

Web TV