Provat që lanë në burg Ilir Metën, zbardhet arsyetimi i Gjykatës së Posaçme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme ka zbardhur arsyetimin e vendimit të 26 qershorit, që refuzoi kërkesën për lirim nga paraburgimi të ish-presidentit të Republikës, Ilir Meta.

Në vendimin e siguruar nga A2, gjykata nënvizon se kërkesa e ish-presidentit të marrë të pandehur për “korrupsion”, “pastrim të parave” dhe “fshehje të pasurisë”, për zëvendësim të masës së sigurisë “arrest në burg” në masë më të butë duhet të rrëzohet si e pabazuar në ligj dhe në prova. Për gjykatën, gjetjet e hetimeve të SPAK kanë forcuar dyshimin e arsyeshëm kundër Metës.

“edhe gjatë këtij gjykimi referuar akteve hetimore që i janë bashkalidhur informacionit me shkrim mbi gjendjen e procedimit përforcohet dyshimi i arsyeshëm i bazuar në prova mbi mundësinë e kryerjes nga i pandehuri të veprave penale për të cilën akuzohet. Gjatë gjykimit rezultoi e provuar sembi bazën e provave të reja që janë mbledhur nga organi i akuzës gjatë kësaj kohe ka ndryshuar edhe cilësia që ka pasur kërkuesi Ilir Metaj në kuadër të këtij procedimi penal nga ajo e personit nën hetim në të pandehur”.

Gjykata e Posaçme liston në vendim veprimet hetimore të SPAK, mes të cilëve pyetja e personave nën hetim, Ilir Meta, Monika Kryemadhi, Fatime Kryemadhi e Ema Çoku dhe e 13 personave të tjerë si persona në dijeni, përgjigje të një banke të nivelit të dytë mbi kartat e kreditit të përdorura nga Monika Kryemadhi dhe letërporosi të ardhura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në një nga këto të fundit pasqyrohet shpenzimet e kryera nga Monika Kryemadhi në vlerën e gati 235 mijë USD për blerje në dyqane në Londër, Vjenë, Las Vegas e Berverly Hills dhe hotele e bileta avioni për në Londër New York dhe Las Vegas në periudhën dhjetor 2014-nëntor 2017.

Lexo edhe :  Shembjet në Theth/ Meta leksion Berishës nga burgu: Opozita duhet të ishte atje

Sipas SPAK, të gjitha të paguara me një kartë krediti që i ishte dhënë nga biznesmeni Dritan Shatku. Sipas vendimit, SPAK ka administruar dokumentacion edhe nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA, ndërsa në maj e qershor 2025 ka marrë përgjigje edhe nga Ministria e Jashtme dhe Kuvendi mbi vizitat e Metës i Kryetar Kuvendit në SHBA në periudhën 2016-2017.

Gjykata e Posaçme arsyeton në vendim se nevojat e sigurimit ndaj Metës nuk janë zbutur, ndërsa argumentet e dhëna nga vetë ish-presidenti në sallën e gjyqit nuk shqyrtohen në seancën për informacion 2-mujor.

“Në lidhje me pretendimet/shpjegimet e kërkuesit (të pandehurit) Ilir Metaj mbi rrethanat faktike, gjykata vlerëson se këto pretendime nuk mund të jenë objekt shqyrtimi i këtij gjykimi, por ato do të duhet të vlerësohen në unitet dhe një nga një nga ana e gjykatës në faza të mëpasshme të gjykimit mbi bazën e parimit të kontradiktoritetit”.

Sipas gjykatës, SPAK ka bërë me dije gjatë gjykimit se hetimi i Metës dhe të tjerëve paraqitet kompleks, por hetimi është drejt përfundimit. Në vendim gjykata vlerëson se prokuroria ka kryer një hetim aktiv, ka kryer një sërë veprimesh hetimore dhe grumbulluar prova të reja, duke treguar kështu, kujdesin e duhur në ushtrimin e ndjekjes penale./kb

Të fundit

Horoskopi ditor, 24 Korrik 2025

Dashi Dashuria: Kjo është një ditë e keqe, por që do përmirësohet në vijim. Do të shtyheni të flisni me...

Dy lojtarë plus 40 mln euro, Real Madrid nis ofensivën për yllin spanjoll

Pas 4 transferimeve të bujshme që kanë kryer deri tani me Alexander Arnold, Dean Hujisen, Franco Mastantuono dhe Alvaro Carreras, Real Madrid po planifikon...

Liverpool zyrtarizon sulmuesin e radhës, kushtoi 80 milionë euro

Liverpool ka zyrtarizuar blerjen e radhës në merkaton e verës, duke prezantuar sulmuesin francez Hugo Ekitike. Lojtari u transferua nga Eintracht Frankfurt dhe u pagua...

Ylli Manjani: Veliaj nuk shpëton pa 10 vite burg

Juristi Ylli Manjani ka komentuar akuzat që rëndojnë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, ku tha se mund të përballet me një dënim deri...

Befasia globale! Shtetet mund të padisin njëri-tjetrin për ndryshimet klimatike

Një vendim historik nga një gjykatë e lartë e OKB-së ka hapur rrugën që shtetet të mund të padisin njëra-tjetrën për ndryshimet klimatike, duke...

Lajme të tjera

Web TV