Arrestimet tek “Bankers”, reagon Sindikata: Do mbrojmë punonjësit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas aksionit në kompaninë “Bankers” që për 20 vite ka shmangur taksat, ka reaguar Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ku thekson se do të mbrojë të drejtat e punonjësve.

“Duam të garantohemi që vijueshmëria e kompanisë nuk prekë punonjësit”, thotë Dritan Shahu, kreu i Sindikatës Së Naftëtarëve

Shahu kërkon transparencë nga institucionet përgjegjëse dhe drejtuesit e kompanisë. “Kemi kërkuar një informacion nga kompania, jemi në pritje të përgjigjes”, shprehet ai.

Kreu i sindikatës solli në vëmendje edhe një herë se kompania “Bankers” nuk i ka paguar naftëtarët sipas kritereve të statusit, gjë për të cilën më herët janë zhvilluar edhe protesta.

“Ka pasur diskutime për pagën, deklaruan pamundësi financiare. Gjykojmë që pagat e punonjësve duhet të jenë si sektorët e tjerë”, thotë Shahu.

Shahu theksoi se janë të vendosur të garantojnë çdo angazhim financiar dhe kontraktual ndaj punonjësve. m.p.

Të fundit

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez,...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lojtari i Real Madridit nuk duron më: Dua të largohem

Alvaro Rodriguez, i cili sezonin e fundit ishte në huazim te Getafe, nuk u përfshi në skuadrën e Realit për Botërorin e klubeve dhe...

Sanksionet e reja kundër Rusisë, BE dështon të bindë Sllovakinë

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë garanci se nuk do...

Aplikacioni “Matrix”, Ervin Karamuço: Do të zbardhet fati i Ervis Martinajt

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka folur rreth zbulimit dhe zbërthimit të aplikacionit të koduar Matrix, teksa tregon se nga zbardhja e një sërë...

Lajme të tjera

Web TV