“Ka rrethuar pallatin”, Braçe denoncon zaptimin e hapësirës publike

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar ashpër përmes një denoncimi lidhur me zaptimin e hapësirave publike në zonën e bllokut “1 Maji”, në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe thotë se është zaptuar hapësira publike duke e rrethuar me rrjet trotuarin dhe banorët janë lënë që të kalojnë në korsinë e biçikletave.

‘Hyrja e bllokut 1 maji përballë postës, buzë unazës së vogël, hapësira publike pra, hapësira publike! Ka rrethuar pallatin me gjithë banorë brenda, ka marrë trotuarin, njerëzit i ka hedhur në korsinë e biçikletës dhe më e bukura, i ka hapur vrimë pemës që të rritet!! Batërdi! Bëhu deputet në Tiranë po deshe dhe mbro interesat e njerëzve kështu!’, tha ai.

Ky reagim i Braçes vjen vetëm pak orë pasi, kryeministri Edi Rama i bëri thirrje kujtdo që ka zaptuar hapësirat publike, t’i lirojë ato, ose do përballet me ligjin, me gjoba deri në ndjekje penale. Rama kërkoi që të dalin në terren deputetët e drejtorët e bashkisë së Tiranës, për të evidentuar në 2 javë problemet e qytetarëve. m.p.

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV