Sforco e fundit për një blerje kryevepër! Perez, “all in” për yllin e mesfushës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luka Modric po luan ndeshjet e fundit me fanellën e Real Madrid. Kroati do ta mbyllë përfundimisht me “Los Blancos” menjëherë sapo të mbarojë rrugëtimi i Real Madrid në Kupën e Botës për Klube.

Largimi i Modric do të lërë një boshllëk të madh në Madrid, ndaj drejtuesit e klubit po punojnë për të gjetur një lider të ri në mesfushë dhe emri i parë në listë është Vitinha.

25-vjeçari është në kulmin e karrierës së tij, gjë që e ka treguar si te PSG-ja, ku është padyshim lideri i mesfushës, por edhe te Portugalia. Kontrata e tij me PSG-në skadon në vitin 2029, por drejtuesit e Realit janë të bindur se me një ofertë shumë të mirë ekonomike, gjithçka mund të bëhet e mundur dhe Vitinha të vijë në Madrid.

Sipas Defensa Central, Real Madrid është gati të paguajë 120-150 milionë euro për kartonin e portugezit. Sigurisht që bisedimet me PSG-në nuk do të jenë aspak të lehta, aq më tepër pas acarimit të marrëdhënieve në rastin e Kylian Mbappe, verën e kaluar. Por, dëshira e lojtarit për t’u transferuar në Madrid dhe një ofertë e kënaqshme, 120-150 milionë euro, sigurisht që mund të ndryshojë situarën dhe Vitinha mund të bëhet goditja më e bujshme e kësaj vere. m.p.

Të fundit

Pukë, shpëtohen dy turistë holandezë në Majën e Murgës

Maja e Murgës në Pukë po kthehet në një nga destinacionet më të kërkuara nga turistët e huaj. Vetëm...

Sulmoi godinën e bashkisë Korçë, arrestohet ish-futbollisti dhe reperi

Një incident i pazakontë dhe i transmetuar drejtpërdrejt në rrjetet sociale ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin e Korçës, ku 26-vjeçari Kostandin Dramolli,...

Macron dhe Vuçiç diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron ka thënë të dielën se e ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, lidhur me...

Vigjilja e Jubileut të Rinisë, 1 milion të rinj presin Papën si yll roku

Më shumë se 800,000 pelegrinë të rinj - me vlerësime që shkojnë deri në 1,000,000 - u mblodhën në periferinë lindore të Romës...

Futi fëmijën 2 vjeç në valixhe gjatë udhëtimit, arrestohet nëna

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Zelandën e Re, kur një fëmijë 2-vjeçar është gjetur brenda një valixhe në ndarjen e bagazheve të një...

Lajme të tjera

Web TV