Sindikata: Bankers Petroleum nuk ka paguar naftëtarët siç duhet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sindikata e Sektorit Hidrokarbur ka reaguar pas aksionit të policisë në kompaninë “Bankers Petroleum” për shmangien e taksave për 20 vite. Sindikata ka deklaruar se do të mbrojë të drejtat e punonjësve.

Kreu i Sindikatës së Naftëtarëve, Dritan Shahu, është shprehur se duan të garantojnë që vijueshmëria e kompanisë të mos prekë punonjësit.

Shehu kërkon transparencë nga institucionet përgjegjëse dhe drejtuesit e kompanisë.

“Kemi kërkuar një informacion nga kompania, jemi në pritje të përgjigjes.”-u shpreh Shahu.

Më tej ai theksoi se Bankers Petroleum nuk i ka paguar naftëtarët sipas kritereve të statusit, gjë për të cilën më herët janë zhvilluar edhe protesta prej tyre.

“Ka pasur diskutime për pagën, deklaruan pamundësi financiare. Gjykojmë që pagat e punonjësve duhet të jenë si sektorët e tjerë”, thotë Shahu.

Sakaq, Shahu u shpreh se janë të vendosur për garantimin e çdo angazhimi financiar dhe kontraktual ndaj punonjësve të kompanisë. m.p.

Të fundit

Egli këndoi “Mora Fjalë”, Albina Kelmendi: Turp të kesh!

Eftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën nëpërmjet një lidhjeje telefonike ka qenë artistja e njohur...

50 dështime! Kuvendi i Kosovës në javën finale pa zgjidhje për ngërçin

Kuvendi i Kosovës tashmë numëron 50 përpjekje të dështuara për të konstituuar veten pasi ende nuk ka vota për të zgjedhur kryeparlamentarin. Seanca u...

Pushuesi nga Maqedonia e Veriut ndërron jetë në plazhin e Durrësit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në zonën e Shkëmbit të Kavajës ku një pushues nga Maqedonia e Veriut ka ndërruar...

Spartak Ngjela: Duhet të zgjatet mandati i SPAK, plugu do futur më thellë

Nga krijimi i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krijimit të Organizuar në vitin 2016, kjo strukturë ka goditur zyrtarë të lartë kundër korrupsionit,...

SHBA dhe Britania bashkojnë forcat në sytë e Kinës

Aeroplanmbajtësja britanike HMS Prince of Wales, anija më e madhe luftarake që ka ndërtuar ndonjëherë Britania, është bashkuar me USS George Washington në Detin...

Lajme të tjera

Web TV