Bilanci Janar-Qershor 2025/ 929 operacione, trendi i ri i narkotrafikut me postë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Vetëm në kryeqytet të përfshirë kanë rezultuar 1116 personatë cilët kanë rënë në pranga nga policia, ndërkohë 32 të tjeërë janë të shpallur në kërkim pasi kanë rezultuar të pëtfshirë në shpërndarjen e lëndëve narkotike.

929 operacione janë kryer që nga janari deri në qershor të vitit 2025 për goditjen e shpërndarjes së DROGES. Nga hashashi deri tek ato më të fortat si kokainë e heroine.

Prej muajsh trafikantët mbahen nën vezhgim nga agjentët dhe më pas goditen, në gjurmët e policisë shpesh herë bien përmes përgjimeve në telefon apo jetës së luksit që ekspozojnë kryesisht në rrjetet sociale.

Sa më shumë goditen, duket se aq më shumë gjejnë rrugë të reja trafikantët e droges për të mos rënë në gjurmët e policisë ata zgjedhin postën si mënyrën më të shpejtë dhe më pak të kushtueshme, por edhe sepse ekzistojnë më shumë hapësira për të shmangur kontrollin.

Ndërkohë, vetëm në tiranë që nga janari deri në qershor policia ka mundur të sekuestrojë, mbi 5 kg kokainë, 561.8 gram heroine, drogëra këto të cilët janë shumë të forta, 221.6 gram ekstazi dhe -Fara cannabis sativa 1927 cope. Bilance këto të të gjitha goditjeve Brenda këtij viti.

Në krahasim me vitin që lam pas, ku përmes 560 goditjeve në pranga u vunë 705 trafgikantë e shpërndarës së drogërave vetëm në kryeqytet. 75 kg kanabisi u sekuestrua nga agjentët gjatë finalizimit të operacioneve, 13 kg kokainë në disa prej zonave të cilësuara si më problematike në Tiranë./kb

Të fundit

Qeveria Shqiptare miraton Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030

Në mbledhjen e sotme, Qeveria Shqiptare ka miratuar Strategjinë Kombëtare të Turizmit 2030. Lajmin e ka bërë të ditur...

Senati Amerikan hedh poshtë rezolutën për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit

Senati i SHBA-së ka hedhur poshtë një kërkesë për bllokimin e shitjes së armëve Izraelit. Sipas mediave të huaja, një numër gjithnjë e në rritje...

Ligji për zonat e mbrojtura, Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e PD

Gjykata Kushtetuese shqyrtoi padinë e bërë nga 1/5 e deputetëve për ligjit për zonat e mbrojtura dhe vendosi rrëzimin e kërkesës së 37 deputetëve...

Plagosje me thikë në Shkodër, i plagosuri në spital

Një plagosje me thikë ka ndodhur para pak minutave në Shkodër. I plagosur ka mbetur një burrë i moshës 40-45 vjeç, i cili është...

Zyrtare/ Marrin fund spekulimet, Max Verstappen do të garojë për RedBull në vitin 2026

Max Verstappen ka njoftuar se do të vazhdojë të garojë me RedBull në Formula 1 për vitin 2026, duke i dhënë fund spekulimeve se...

Lajme të tjera

Web TV