Çmimi i “arit të zi” pas konfliktit Izrael-Iran, eksperti: Pritet rritje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksperti i tregjeve, Ergis Sefa, parashikon rritje të mundshme të çmimit të naftës për shkak të zhvillimeve gjeopolitike dhe interesave të fuqive të mëdha.

Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Sefa u shpreh se nafta shpesh përdoret si një “armë e ftohtë” nga shtete si Kina, SHBA dhe Rusia, ndërsa ndikimet më të mëdha i ndien Europa.

Sipas tij, në këtë luftë ekonomike, tregjet mbeten të ndjeshme dhe çmimi aktual nuk pritet të qëndrojë i pandryshuar për një kohë të gjatë.
“Unë nuk jam aq optimist saqë të mendoj se çmimi i naftës nuk do të rritet ose do të qëndrojë kaq sa është. Mendoj se do të rritet disi, kjo për shkak të disa faktorëve. Duhet të kemi parasysh dy faktorë të mëdhenj, nafta shpesh përdoret si një armë e ftohtë gjeopolitike për vendet e mëdha sidomos SHBA. Më së shumti e përdor Kina, e cila është konsumator i madh, pastaj favorizon Rusinë pasi ka fitime të mëdha nga nafta. SHBA kërkon që ta mbajnë të pandryshuar, sepse janë shumë të ndjeshëm për rritjen e çmimit. Në këtë luftë gjeopolitike nafta përdoret shumë si një armë, ose kërcënim. Europa është në dorë të SHBA. Kjo luftë dëmtoi më shumë Europën”, tha eksperti./kb

 

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV