Dorëheqjet në Bashkinë e Vlorës, Dredha: Kërkova largimin e drejtorëve që në janar

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Task Forca ka nisur aksionin për lirimin e hapësirave publike në Vlorë. Ky operacion vjen pas porosisë së lënë nga vetë kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së pak ditëve më parë në qytetin bregdetar. Në terren së bashku me policinë dhe strukturat e tjera ka zbritur edhe kryebashkiaku Ermal Dredha.

“Ne kemi ngritur një taks frocë prej disa ditësh që po bën kontroll gjithë territorin aty ku ka zaptim gardhe dhe kangjekla të rikthehen hapësirat për qytetarët”, tha ai.

Dredha ka komentuar edhe dorëheqjet e drejtuesve të institucioneve në varësi të Bashkisë së Vlorës. Ai theksoi se largimi i tyre ishte kërkuar prej kohësh për shkak të mungesës së angazhimit maksimal, ndërsa paralajmëroi një proces vlerësimi të detajuar për punën e secilit.

“Unë e kam kërkuar edhe më parë, edhe në janar, edhe në mars sepse këtë e kam edhe për motivimin e drejtorëve të ma përkthejnë në punë për komunitetin. Nuk është se ka patur hezitim nga ana e kryetarit të Bashkisë, por duhet të gjejmë edhe njerëz më të motivuar dhe të përgjegjshëm që ta bëjnë atë punë me pasion. Të gjithë kanë reaguar pozitivisht do të shikojmë dhe do bëjmë një skanim të plotë dhe më pas do të marrim një vendim final”, shtoi Dredha.

 

 

Dy ditë më parë gjatë takimit me përfaqësuesit e pushtetit vendor në Bashkinë e Vlorës, kryeministri Edi Rama shprehu kritika dhe pakënaqësi për punën e kryer nga ky institucion, duke i kërkuar kryebashkiakut Ermal Dredha të shkarkojë të gjithë drejtorët e Bashkisë./kb

Të fundit

Ttrajner i Seria A përfundon në spital, nuk u ndje mirë gjatë seancës stërvitore

Mauricio Sarri ka përfunduar në spital sot për shkak se nuk ndjehej mirë pas seancës stërvitore që ka drejtuar....

Zjarr masiv në Turqinë veriperëndimore, evakuohen shtatë vendbanime

Autoritetet turke po përballen me fronte të reja të mëdha zjarri pas shpërthimit në mesditë të së martës në një zonë pyjore në rajonin...

Aksioni për sigurinë ushqimore/ 90% e prodhuesve të vegjël do të dalin jashtë loje

Qeveria ka nisur aksionin prej disa ditësh për sigurinë ushqimore, duke kërkuar fatura për të garantuar gjurmueshmërinë e produkteve bujqësore e blegtorale. Ish-ministri i Bujqësisë,...

Shqiptarët e Kosovës dynden drejt plazheve të Shqipërisë, fluks i lartë në pikat kufitare

Sezoni turistik në Shqipëri ka hyrë në pikun e tij, ndërsa në pikat kufitare me Kosovën po vihet re një rritje e madhe e...

E vranë dhe e hodhën në liqen, sherri nisi për drogën në Gjermani

Renis Dobra u rrëmbye dhe u vra mbrëmjen e 8 korrikut dhe për të fshehur ngjarjen trupi i 23 vjeçarit u hodh në liqenin...

Lajme të tjera

Web TV