Mes protestave në Serbi, Vuçiç përuron në heshtje autostradën “Milosh i Madh”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka inauguruar sot në mënyrë të fshehtë dhe pa praninë e mediave një segment të rëndësishëm të autostradës “Milosh i Madh”, që lidh Prelinën me Pozhegën.

Ceremonia, e zhvilluar pa asnjë njoftim paraprak për gazetarët, ilustron qasjen diskrete që autoritetet kanë ndjekur për këtë projekt infrastrukturor.
Përfaqësues të qeverisë e kanë cilësuar këtë si një hap të madh për vazhdimin e projekteve publike në vend, edhe pse detajet për hapjen zyrtare kanë munguar.

Autostrada “Milosh i Madh”, që përfshin tunele të mëdha dhe segmente të ndërlikuara, pritet të përmirësojë ndjeshëm lidhjen mes Beogradit dhe pjesës perëndimore të Serbisë, duke u konsideruar një projekt strategjik për vendin.

Megjithatë, përurimi i zhvilluar në heshtje vjen në një moment të ndjeshëm politik për Vuçiç. Prej disa ditësh, në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë po zhvillohen protesta kundër qeverisë dhe vetë presidentit, të nxitura nga pakënaqësia qytetare lidhur me çështje demokratike, korrupsionin dhe kontrollin ndaj mediave.

Sipas analistëve, shmangia e mediave dhe publikut mund të shihet si përpjekje për të mos e lidhur këtë ngjarje me klimën e tensionuar politike, si dhe për të mbrojtur udhëheqjen nga reagimet e mundshme të qytetarëve./e.t

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV