Si mund ta rrisë turizmi prodhimin vendas?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pavarësisht sfidave të shumta që sjell sezonaliteti, rritja me ritme të shpejta e sektorit të turizmit, ofron mundësi konkrete për rritjen e prodhimit vendas dhe zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit agro-ushqimor, për sa kohë që zinxhiri furnizues organizohet me efikasitet dhe transparencë.

Një studimi i “ALTAX” del në konluzionin se për t’a kthyer turizmin më mundësi, nevojitet të ndërmerren disa masa, siç është lidhja direkte kontraktuale mes fermerëve/prodhuesve lokalë dhe sektorit të hotelerisë dhe restoranteve, duke siguruar furnizim të garantuar, çmime më stabile dhe cilësi të lartë.

Një tjetër masë e rekomanduar është standardizim dhe certifikim i produkteve, të cilat targetojnë specifikisht segmentin turistiko-gastronomik dhe mund të konkurrojnë në tregje më të gjerë.

Zhvillimi i agropërpunimit sezonal, si verë, birrë artizanale, reçel, produkte bulmeti dhe mish i paketuar, për të zgjatur ciklin e vlerës dhe përfitimeve përtej sezonit turistik është gjithashtu e rëndësishme për të zhvilluar këtë sektor.

Etiketimi dhe promovimi i produkteve me origjinë lokale në pikat e kontaktit me turistët, si bujtina, tregje të vogla artizanale, agroturizëm duke fuqizuar imazhin dhe kërkesën për prodhime autentike, rekomandohet si një masë tjetër shumë e rëndësishme.

Sipas studimit, sezonaliteti i kërkesës ushqimore të nxitur nga turizmi përfaqëson një sfidë strukturore, por njëkohësisht një mundësi zhvillimore me potencial të lartë për agrosektorin shqiptar.

Dokumenti nxjerr në pah se nëse mungon një arkitekturë e qëndrueshme dhe e integruar e furnizimit agroturistik, rritja e turizmit mund të shoqërohet me: Mungesë të produkteve vendase gjatë pikave të sezonit,  Rritje të paparashikueshme të çmimeve; Shtim të varësisë nga produktet e importuara me vlerë të ulët.

Nga ana tjetër, nënvizohet se me politika mbështetëse të fokusuar në bashkëpunimin vertikal dhe formalizimin e kontratave, kërkesa nga turizmi mund të kthehet në:  Stimuj të fortë për rritjen e prodhimit vendas; Rritje të qëndrueshme të të ardhurave në zonat rurale;  Stabilizim afatgjatë dhe forcim të zinxhirit ushqimor kombëtar.

Lexo edhe :  Ilir Proda vizitë zyrtare në Policinë e Arabisë Saudite

Ky ekuilibër midis sfidave dhe mundësive duhet të jetë në qendër të strategjive të zhvillimit agro-turistik në Shqipëri, duke garantuar përfitime të qëndrueshme për fermerët, operatorët turistikë dhe konsumatorët lokalë./E.T

Të fundit

Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën

Nga Artan Fuga Përktheni një kod penal evropian, mos shpikni rrotën! Isabon në hebraishten e vjetër do të thotë “me punu”,...

1824 – Beteja në ishullin Kos, grekët kundër osmanëve

Në vitin 1824, gjatë Luftës së Pavarësisë së Greqisë (1821–1830), ndodhi Beteja e Kosit, një përplasje ushtarake mes forcave osmane dhe luftëtarëve grekë. Ishulli...

Theu xhamat e Bashkisë së Korçës, rrëfehet “Çekiçi”: Rama më sulmoi lagjen

“Çekiçi 14”, Konstadin Dramolli është i riu që para dy ditësh në shenjë proteste kundër vendimit të kryeministrit Rama për lirimin e hapësirave publike...

Ish-drejtuesi i KGB-së: Ja pse Trump dhe Putin po përdorin të njëjtën strategji

Nga Marco Imarisio, Corriere della Sera Yevgeny Savostyanov, ish-kreu i KGB-së në Moskë dhe më pas një teknik me një sfond të shquar ushtarak që...

“49 mijë dosje te Përmbarimi”/ Kreu i institucionit: Një pjesë do të fshihen

Sikurse në gjykata që janë mbushur me stok dosjesh, edhe Shërbimi Përmbarimor Shtetëror është prekur nga i njëjti fenomen.Gati 49 mijë dosje po evadohen...

Lajme të tjera

Web TV