Lorent Nake rikthehet në krye të burgut të Drenovës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas shkarkimit të drejtorit të deritanishëm të burgut të Drenovës, Fatjon Fasho, ministri i Drejtësisë nuk ka vonuar emërim e drejtorit të ri të burgut të sigurisë së lartë, që ndodhet në Korçë.

Në krye të institucionit të vuajtjes së dënimit është rikthyer Lorent Nake, i cili u dorëhoq nga ky post në shkurt të vitit 2024, pasi e kishte drejtuar këtë burg për rreth 4 muaj.

Pas dorëheqjes, Nake mori drejtimin e Forcave Shqiponja në drejtorinë vendore të Policisë së Korçës.

Nga ana tjetër, nga komunikimi telefonik me Fatjon Fasho, ky i fundit ka mohuar akuzat lidhur me përfshirjen e tij në futjen e telefonit të Laert Haxhiut dhe ka mohuar kategorikisht që të ketë patur veprime të kundraligjshme.

Ndërkohë, drejtor i policisë së burgut Drenovë është emëruar Artan Koçibelli. m.p.

Të fundit

Nxehtësi ekstreme në Emiratet e Bashkuara, temperatura deri 51.8 gradë

Emiratet e Bashkuara Arabe po përballen me një rritje të ndjeshme të temperaturave këtë verë, pas pranverës më të...

3 orë përballje me SPAK, Meta: Hetimet janë të fabrikuara

Ish-presidenti Ilir Meta la qelinë e paraburgimit 313 dhe u paraqit mesditën e së hënës në Prokurorinë e Posaçme, ku iu komunikua mbyllja e...

Kush i gjuan penalltite te Real Madrid? Xabi Alonso merr vendimin final

Duke qenë se sezonin e kaluar, Real Madrid humbi një të tretën e penalltive të dhëna, nga 19 në total, duke ndezur një debat...

Fakulteti i Sigurisë dhe Hetimit, Policia e Shtetit bën njoftimin

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ka dalë me një njoftim zyrtar lidhur me plotësimin e formularit për të gjithë efektivët të cilët...

Stuhia ‘Floris’ godet Britaninë dhe Irlandën, mijëra familje mbeten pa energji elektrike

Britania dhe Irlanda janë goditur këtë të hënë nga një stuhi e fuqishme “Floris” dhe me erërat me shpejtësi që tejkalonin 160 km/orë. Kjo situatë...

Lajme të tjera

Web TV