Malaj sherr live me gazetarin: Mos më fol për ndërzimin e lopëve mua

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një debat i ashpër është zhvilluar në “Off the Record” mes analistit Floger Muça dhe ish-ministrit të Financave, Arben Malaj.

Gjithçka nisi kur Malaj, akuzoi analistin Muça se i del në mbrojtje kryeministrit Edi Rama për çdo gjë që ai bën, edhe kur e ka gabim.

Muça nuk e pranoi këtë gjë dhe shkoi dhe më tej duke thënë se është pikërisht Malaj ai që ka pasur njohje me Ramën dhe ka qenë pjesë e kabinetit të tij, çka mund ta ketë bërë atë dhe në ndonjë rast që të shkelë ligjin.

Muça-Unë nuk jam parti politike, nuk kam asgjë me asnjë politikanë dhe më kanë ftuar për analizë përse e bën Rama këtë.

Malaj-Ti nuk bën analizë. Ti justifikon qëndrimet antikushtetuese të Ramës. U bën fresk udhëheqësve. Je djalë i ri.

Muça-Profesor unë nuk e di nëse ju me studentët flisni njëherësh në auditor.

Malaj- Unë dëgjoj edhe kur bëjnë zhurmë.

Muça- Ku ju i pyesni studentët sa bëjnë 2+2 ai përgjigjet sa bëjnë 2+2 nuk përgjigjet për ndërzimin e lopëve ku e di unë se ku.

Malaj-Nuk mund të bësh konkluzione përgjithësuese për diçka që je i bindur që është antiligjore dhe antikushtetuese.

Muça-Të thashë që është e gabuar, por cfarë të bëj unë që të shkoj në Surrel. Hajde ikim dhe i zemë Ramës derën e shtëpisë bashkë.

Malaj-Unë nuk kam qenë ndonjëherë guerrilas. Unë jam kritik ti je suportiv. Nuk jemi njësoj./kb

Të fundit

“Vdekje për shqiptarët”, thirrjet raciste në ndeshjen e basketbollit në RMV

Federata Shqiptare e Basketbollit (FSHB) ka njoftuar se ka denoncuar zyrtarisht në Federatën Ndërkombëtare të Basketbollit (FIBA) thirrjet raciste...

Shiu dhe breshëri godasin Kosovën, përmbytje dhe kaos në qarkullim

Gjatë pasdites së sotme, reshje të dendura shiu të shoqëruara me breshër kanë përfshirë disa zona të Kosovës, duke shkaktuar përmbytje dhe probleme serioze...

Gjysmë ore shi, përmbytet Tirana! Rrugët kthehen në lumenj

Pasditen e kësaj të hëne kryeqyteti u përfshi nga reshje të dendura shiu. Ndonëse këto reshje zgjatën për pak minuta, rrugët e Tiranës u...

Historia: “Bel Espoir”, anija që lundron me shpresën dhe paqen në Mesdhe

Ajo ka mbërritur në Durrës dhe do të qëndrojë deri më 6 gusht 2025. Një goëletë me tri mastë, që ka kaluar mes furtunave...

Korrupsion zgjedhor në 64 raste, SPAK çon në GJKKO kandidatin e PD…

Prokuroria e Posaçme mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim 5 persona të akuzuar për blerje votash në zgjedhjet lokale të vitit 2023 në Rrogozhinë,...

Lajme të tjera

Web TV