Rama në Vlorë: Lungomarja është e njerëzve! Bizneset t’i heqin vetë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në një kohë kur në kryeqytet por edhe në mbarë vendin ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara ndër vite nga bizneset, kryeministri Edi Rama që e inicioni këtë lëvizje, nuk i ndahet Vlorës dhe situatës së krijuar në qytetin bregdetar.

Përmes një postimi në platformën ‘X’, shefi i qeverisë duke marrë si shembull pedonalet kryesore të Parisit e Londrës, shkruan se edhe Lungomarja e Vlorës është një hapësirë që u përket njerëzve dhe jo barrikadave.

“Asnjë problem me karriget dhe shërbimin në një pjesë të trotuarit, si në Paris, Londër apo Neë York, por pa harruar që trotuari është i njerëzve dhe kurrsesi i barrikadave, si në Lungomare”, shkruan Rama në ‘X’.

Më tej, kryeministri nënvizon se ka ardhur koha për të çliruar trotuaret nga barrikadat dhe për ta ngritur edhe shërbimin edhe dukjen në një nivel të ri, të denjë për Shqipërinë turistike.

Sipas tij çlirimi i hapësirave publike në Vlorë do të pasohet nga një dizajn i ri i menaxhimit të Lungomares, ndaj i fton bizneset që të bashkëpunojnë me instituciuonin e qeverisjes vendore në këtë kuadër.

“Lungomarja është modeli i vijës ujore të një qyteti turistik bregdetar, tani duhet dhe do të jetë model i dizajnit të jashtëm të një vije shërbimesh. Prandaj pronarët e menaxherët e vijës së shërbimeve, duhet të heqin vetë tërë barrikadat dhe të bashkëpunojnë me bashkinë e Vlorës e me Agjencinë e Zhvillimit të Territorit për dizajnin e ri, për të cilin do t’i mbështesim me kënaqësi”, shprehet Rama. m.p.

Të fundit

Zhegrova do largohet nga Lille, por jo nga Ligue 1

Olimpique Marseille ka qenë shumë aktive këtë merkato, duke bërë disa transferime. Drejtori sportiv i Marseille, Med’hi Benatia, ka...

Trageti me 150 udhëtarë ngec në brigjet e Evias, panik dhe frikë fundosjeje

Një traget me 150 udhëtarë në bordin e tij ka pësuar avari dhe ka ngecur në tokë të thatë në brigjet e Evias në...

Zbulohen shkaqet e vdekjes së yllit të rokut Ozzy Ousborne

Është zbuluar shkaku i vdekjes së legjendarit të rokut të heavy metal, Ozzy Osborne. Sipas certifikatës së tij të vdekjes, këngëtari vdiq nga një...

Mori direktiva nga Chat GPT, kritikohet kryeministri suedez

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, është përballur me kritika pasi pranoi se përdor rregullisht mjete të inteligjencës artificiale për të marrë një “mendim të...

Barcelona detyrohet të shesë talentin premtues, e pret Bayer Leverkusen

Barcelona është e detyruar të bëjë të tjera shitje, për të bërë të mundur regjistrimin e transferimeve të reja, Joan garcia dhe Marcus Rashford,...

Lajme të tjera

Web TV